CIHEAM prezanton projektet më të rëndësishme për bujqësinë

Publikuar tek: ekonomi, më 16:38 22-09-2016 CIHEAM prezanton projektet më të rëndësishme për bujqësinë

Është zhvilluar takimi i 11-të i Ministrave të Bujqësisë të 13 Shteteve anëtare të ‘Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara të Mesdheut Bujqësor' i cili është fokusuar në çështjet shqetësuese të migrimit nga pikëpamja e zhvillimit të bujqësisë dhe sigurisë së ushqimit.

 Gjatë këtij takimi janë miratuar Axhenda Strategjike e CIHEAM 2025 dhe Plani i saj i Veprimit për Mesdheun.
Mbledhja ndërministrore e ‘’CIHEAM’’, gjatë së cilës ministrat, organizatat ndërkombëtare dhe grupet e interest, shkëmbejnë pikëpamjet mbi çështjet strategjike mesdhetare,ka një kontribut të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh për një zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë dhe peshkimit, për sigurimin e ushqimit, për stabilitetin social dhe rritjen gjithëpërfshirëse.

Në dritën e sfidave aktuale, këtë vit tema kryesore e Ministerialit është shqetësimi për migrimin, në kontekstin e Mesdheut, nga perspektiva e zhvillimit të bujqësisë dhe sigurisë së ushqimit.

Ky takim do të shërbejë për të identifikuar shkaqet e migracionit, për të cilat Shtetet Anëtare CIHEAM mund të nisë iniciativa dhe të ofrojnë zgjidhje që janë të dobishme për të gjithë vendet e rajonit.​

Zhvillimi strategjik i zonave rurale dhe ndryshimi klimatik I integrimit të bujqësisë, pamjaftueshmëria e burimeve natyrore dhe çështjet e punësimit të të rinjve, është e nevojshme që të paraqiten përcaktues madhorë për stabilitetin e vendeve të Mesdheut.

Katër janë misionet kryesore të CIHEAM në axhendën strategjike për vitin 2025.

1. Lufta kundër “Mbetjeve të trefishtë” (njohuritë dhe ekspertiza, burimet natyrore dhe humbja e energjisë , mbetjet e ushqimit),
2. Rritja e qëndrueshme e bujqësisë dhe ushqimit
3. Investimi në gjeneratat e reja dhe të territoreve të brishta
4. Parandalimi i rreziqeve dhe menaxhimi i tensioneve.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02335000038147
array(1) { ["section"]=> string(64) "ciheam-prezanton-projektet-me-te-rendesishme-per-bujqesine-53777" }