Çiklistët i shpëtojnë për mrekulli përplasjes me trenin (Video)

Publikuar tek: sport, më 19:08 12-04-2015

Gara Paris-Roubaix për pak sa nuk është kthyer në tragjedi kur grupi i çiklistëve është përballur me një tren të shpejtësisë së lartë.

Çiklistët ishin duke kaluar mbi shinat e trenit, gjatë kohës që postblloku është ulur duke sinjalizuar afrimin e trenit, e megjithatë disa prej tyre nuk e kanë respektuar sinjalistikën duke rrezikuar përplasjen nga treni.

Një motoçikletë e policisë më pas ka ndaluar pjesën tjetër të çiklistëve ndërsa ata që kishin kaluar, ulën shpejtësinë për t’iu dhënë mundësinë pjesës tjetër të grupit të rekuperojnë kohën e humbur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlzen Gashi nuk ka të ndalur, tjetër gol në kampionatin zviceran (Video)
Mjeshtri i shahut kapet duke bërë hile në telefonin e tij »
Article Logic
Execution time: 0.020895004272461
array(1) { ["section"]=> string(66) "ciklistet-i-shpetojne-per-mrekulli-perplasjes-me-trenin-video-8516" }