Cilat janë kushtet e marrëveshjes Shqipëri - BE për të pranuar emigrantët?

Publikuar tek: politike, më 17:49 18-03-2016 Cilat janë kushtet e marrëveshjes Shqipëri - BE për të pranuar emigrantët?

Bashkimi Europian dhe Turqia arritën të nënshkrajnë sot marrëveshjen për emigrantët me qëllim ndalimin e fluksit të tyre drejt vendeve të BE-së.

Turqia do të pranojë të gjithë emigrantët që do të kthehen nga Greqia, përfshi edhe sirianët, ndërsa do të dërgojë në vendet e Bashkimit Eurpoian vetëm emigrantë sirianë. Për çdo emigrant me kombësi të ndryshme, Turqia do të dërgojë në BE- një emigrant sirian.

Shteti turk do të përfitojë shuma të mëdha parash, heqjen e vizave me vendet e Bashkimit Europian si dhe përshpejtimin e negociatave për anëtarsim.

Por në të njëjtën kohë që Bashkimi Europian nënshkroi marrëveshjen e rëndësishme për emigrantët, Komisioneri i BE-së për Migrimin, Dimitris Avramopulos, ndodhej në Shqipëri ku diksutoi me krerët më të lartë të vendit për të njëjtën çështje.

Megjithatë qeveria shqiptare nuk bëri publike asnjë detaj të diskutimeve, nuk u tha nëse sot u arrit një marveshje, u diskutua për një të tillë apo cilat janë kushtet e Shqipërisë nëse vendos të pranojë emigrantët, çka ka të ngjarë të ndodhë shumë shpejt.

I vetmi detaj që ka dalë nga një zyrtar shqiptar është shuma e parave që mendohet se kërkon shteti shqiptar. Bëhet fjalë për 20 deri në 40 milionë euro, në varësi të skenarëve, që do t’i duhen Shqipërisë për të përballuar valën e emigrantëve. Shifër e përmendur nga zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, disa ditë më parë gjatë një interviste në një televizion shqiptar.

Ka të ngjarë që kushtet e marrëveshjes me Bashkimin Europian të jenë diskutuar sot, gjatë takimit të Avramopulos me Ramën, Bushatin, Tahirin dhe Metën, e ndoshta palët kanë rënë dakort në parim duke qënë se si Avramopulos po ashtu edhe krerët shqiptarë, u shprehën për një “takim konstruktiv”.

Avramopulos mësohet të ketë thënë se Shqipëria duhet të "marrë pjesën e saj" të emigrantëve, pavarësisht se nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian. Politikani grek gjithashtu shprehu gadishmërinë e Komisionit për të ndihmuar vendin tonë, ndërsa shtoi se aktualisht po Komisioni Europian po ndhmon financiarisht Shqipërinë me anë të mekanizmave të tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama pret në Kryeministri komisionierin e Bashkimit Europian: Zgjidhje e përbashkët europiane për emigrantët
Referendum për parkun te Liqeni, parkingjet nëntokësore dhe ndërtimet te Korpusi, ja pyetjet për qytetarët »
Article Logic
Execution time: 0.021654844284058
array(1) { ["section"]=> string(77) "cilat-jane-kushtet-e-marreveshjes-shqiperi-be-per-te-pranuar-emigrantet-35443" }