Cilët janë kandidatët e inkriminuar në fushatë?

Publikuar tek: politike, më 06:48 28-04-2015 Cilët janë kandidatët e inkriminuar në fushatë? Grida Duma dhe Erion Veliaj

Ditën e djeshme u shpalos deklarata bombë e ambasadorit amerikan Donal Lu, se ka kandidatë të mundshëm me rekorde kriminale në fushatë. Pas tij reagoi zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cili nuk e kundërshtoi aspak këtë deklaratë, por garantoi se do verifikohen të gjithë ata kandidatë me rekorde kriminale. Disa minuta pas daljes së Peleshit, nisi punën Komisioni për Dekriminalizimin, që për herë të parë tregoi tone më të qeta dhe aspak acarim mes deputetësh të kaheve konkurente politike.

Lajmi, nga zhvillimet e djeshme të komisionit, ishte nxjerrja e emrave të kandidatëve që mund të kenë rekorde kriminale.  Sipas listës së publikuar sot nga gazeta ''Shqip'', maxhoranca listoi si kandidatë me të kaluar kriminale: Grida Duma, Fran Frrokaj, Zef Hila, Petrit Bozho, Bajazit Karriqi, Xhelal Mziu, Gjergji Mero, Ilir Krosi dhe Qamil Boja. Ndërsa deputetët e opozitës listuan më pak emra: Erion Veliaj, Adriatik Zotkaj, Elvis Roshi dhe Artur Bushi.

Dy kandidatët e bashkive më të rëndësishme të Tiranës dhe Durrësit, Veliaj dhe Duma duket se janë përmendur në listën e kandidatëve me probleme.

Nuk dihet se çfarë do ndodhë me këta emra dhe nëse ato përkojnë me listën e ambasadorit Lu për kandidatët me rekorde kriminale. Demokratët duan që të votohen amendamentet e tyre për Kodin Zgjedhor, që brenda datës 2 maj të ketë mundësi që kandidatët me rekorde kriminale të përjashtohen nga kandidimi në zgjedhje. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kritikat e Blushit/ Rama: Nuk komentoj komentatorët
Rama me deklaratë sfiduese: Veliaj për Tiranën, do bëjë atë që s’u bë për 20 vjet »
Article Logic
Execution time: 0.03854513168335
array(1) { ["section"]=> string(51) "cilet-jane-kandidatet-e-inkriminuar-ne-fushate-9828" }