Cilët janë strategët e fushatës së 21 qershorit? Rama dhe Basha këshillohen me Campell dhe Mellman

Publikuar tek: politike, më 07:27 19-05-2015 Cilët janë strategët e fushatës së 21 qershorit? Rama dhe Basha këshillohen me Campell dhe Mellman Alastair Campell dhe Mark Mellman

Cilët janë dy strategët e fushatës së socialistëve dhe të djathtëve? Dy udhëheqësit Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë zgjedhur t’u besojnë sërish këtë herë, strategëve të tyre të suksesit në 2013 dhe 2011: Alastair Campell dhe Mark Mellman.

Campell ka këshilluar fushatën e Ramës në 2013, kohë kur ai fitoi zgjedhjet duke u bërë kryeministër, ndërsa Mellam ka këshilluar Bashën në kohën kur ai fitoi ngushtësisht në garë me Ramën Bashkinë e Tiranës.

Sipas gazetës ‘’Panorama’’, personi që mban kontakte me Alastair Campell brenda stafit të ngushtë të Ramës është Endri Fuga. Ai i raporton Campell-it zhvillimet javore të fushatës, ku strategu e këshillon për çfarë do bëjnë në javën pasardhëse. Campell, drejtori i Komunikacionit dhe Strategjisë në kabinetin e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, ka shfaqur vlerësim për kandidatin e majtë për Tiranën, Erion Veliaj duke e quajtur të aftë dhe energjik dhe më të mirë se kryetari i Bashkisë së Londrës.

Grupi Mellman, i pajtuar nga demokratët shënon nivele të larta botërore sa i përket çështjeve të studimit të opinionit publik dhe strategjive të komunikimeve me publikun. Mark Mellman është presidenti i këtij grupi. Një nga përfaqësuesit e kompanisë ka qenë i qartë me demokratët nëse duan të fitojnë në këto zgjedhje. Duke e nisur nga kandidati për Tiranën, Halim Kosova e deri te kandidatët e tjerë, këshilla ka qenë konkrete: kandidatët merren me çështjet e qytetit, kurse me Ramën dhe qeverisjen e tij do të merret Basha.

Mellman ka një përvojë 30-vjeçare, duke këshilluar mbi 500 kompani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Peleshi për Ben Blushin: Kritika në PS ka. Por ndoshta jo shumë e shëndetëshme në kohë parazgjedhore
Qytetari ngatërron pyetjen, Rama : Për ty punon baba, xhelin e ke në rregull »
Article Logic
Execution time: 0.0054388046264648
array(1) { ["section"]=> string(103) "cilet-jane-strateget-e-fushates-se-21-qershorit-rama-dhe-basha-keshillohen-me-campell-dhe-mellman-11455" }