Cili do kandidojë nën siglën e PD-së për Tiranën?

Publikuar tek: politike, më 08:37 06-04-2015 Cili do kandidojë nën siglën e PD-së për Tiranën? Kandidatët e PD-së për Bashkinë e Tiranës

Konfigurohen 6 emra për kandidatë për Bashkinë e Tiranës. Jorida Tabaku, Grida Duma, Majlinda Bregu, Halim Kosova, Gerti Bogdani dhe Besnik Aliaj. Këta janë 6 kandidatët potencialë të parapëlqyer, njëri prej të cilëve pritet të zgjidhet zyrtarisht këto ditë nga Partia Demokratike.

Tabaku, Duma, Bregu, Kosova dhe Bogdani ishin përmendur edhe gjatë këtyre ditëve, por emri surprizë duket se është ai i Besnik Aliajt, këshilltarit të Lulzim Bashës i cili mban profesionin e arkitektit urbanist. Aliaj u angazhua në Komitetin e Orientimit të Politikave në PD, para zgjedhjeve të vitit 2005 të fituara nga demokratët, duke shenjuar kështu të njëjtën rrugë udhëtimi në politikë si Lulzim Basha.

Gjinekologu Halim Kosova është i njohur në profesionin e tij, ku është vlerësuar maksimalisht nga publiku edhe në drejtimin e maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’. Kosova pati një periudhë të shkurtër të drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Grida Duma, sekretare e marrëdhënieve me medien në PD, ka një pozitë dominuese, kryesisht edhe në raport me publikun ku është shfaqur në debate të ashpra publike kundër socialistëve. Së fundmi Duma pati një debat të ashpër me deputetin socialist Taulant Balla dhe deputetin e LSI-së, Luan Rama, duke i kundërshtuar fort ata, për sa i përket aleancës PS-LSI. Balla dhe Rama, e kthyen debatin në çështje personale duke e shpotitur Dumën për recitimet e poezive që Berisha i bënte asaj, duke shfaqur në këtë mënyrë indirekte edhe mbështetjen që ajo ka nga Berisha.

Jorida Tabaku ka qenë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, e cila u shqua për organizimin që i bëri fushatës së Lulzim Bashës, duke i siguruar edhe fitoren atij në zgjedhjet e kaluara vendore.

Majlinda Bregu dhe Gerti Bogdani, të dy deputetë janë dy figura të mbështetura nga Sali Berisha. Një nga momentet pikante të Bregut ishin edhe fotot që u publikuan në fjalën e pranimit të humbjes nga Sali Berisha, kur Bregu u shfaq duke qarë. Kurse Bogdani është një nga deputetët e Parlamentit të futur në PD si të rinj të suksesshëm. Bogdani ka studiuar jashtë duke u vlerësuar me medalje, por njëkohësisht i dha PD-së një imazh si parti e të rinjve, imazh që ishte vënë në rrezik për shkak edhe të moshës së figurave që mbizotëronin skenën demokrate.

Nuk dihet se kë do të zgjedhë Basha, por një gjë është e sigurtë: që vetë nuk do të rikandidojë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministria e Energjisë: Basha përdor politikisht çdo vdekje
PD: Paralajmërojmë OSHEE të zbatojë ligjin »
Article Logic
Execution time: 0.074375867843628
array(1) { ["section"]=> string(53) "cili-do-kandidoje-nen-siglen-e-pd-se-per-tiranen-7914" }