Cili do të jetë fati i Muzeut të Rilindjes sonë kombëtare?

Publikuar tek: kulture-art, më 10:49 15-09-2015 Cili do të jetë fati i Muzeut të Rilindjes sonë kombëtare?

“Cili do të jetë fati i Muzeut të Rilindjes sonë kombëtare?”  Kjo është pyetja dhe shqetësimi që ngre studiuesi i njohur Vasil Tole pas lajmit në media për gjendjen e degraduar të Shtëpisë muze të Vëllezërve Frashëri.

“Referuar statusit aktual të godinës, ajo përfaqëson një muze në varësi të pushtetit vendor, dje nga ish-Komuna Frashër dhe sot nga Bashkia e re me qendër në Përmet.

Në fakt, qysh prej fillimit, “Shtëpia Muze e Vëllezërve Frashëri” u ideua si një muze i “Rilindjes Kombëtare”, ç’ka e fokuson të ardhmen e këtij objekti dhe muzeu drejt një projeksioni kombëtar”, konstaton Tole.

“Evetmja zgjidhje afatgjatë për këtë “Muze të Rilindjes” është shpallja e tij me statusin e “Muzeut Kombëtar” nga ana e Ministrisë së Kulturës, status që e gëzojnë sot edhe muzeu i Krujës, ai “Onufri” në Berat”, “Muzeu i Artit Mesjetar” në Korçë etj”, propozon studiuesi.

“Theksojmë rëndësinë e këtij statusi ligjor pasi vetëm kështu objekti “Monument Kulture” dhe muzeu si institucion do të kenë organikën, rregulloren, statusin dhe mbështetjen financiare të domosdoshme për të vijuar normalisht punën dhe për të mos nëpërkëmbur pa dashje dhe nga moskujdesi vlerat e padiskutueshme të vëllezërve Frashëri dhe të Rilindjes sonë kombëtare që ata e ideuan dhe zbatuan me të vërtetë!”, shpreh Tole.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Biblioteka e Frashërllinjve në gjendje të mjeruar, askush nuk ndërhyn
Shpallet çmimi Kadare, 10 mijë euro për fituesin »
Article Logic
Execution time: 0.028251171112061
array(1) { ["section"]=> string(63) "cili-do-te-jete-fati-i-muzeut-te-rilindjes-sone-kombetare-20810" }