Çiljeta te Kënga Magjike, këngëtarja drithëron publikun me performancën e saj (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:39 15-11-2017 Çiljeta te Kënga Magjike, këngëtarja drithëron publikun me performancën e saj (VIDEO)

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga pas dy vitesh shkëputje ka vendosur të marrë pjesë sërish në festivalin “Kënga Magjike”.

Balada e sjellë nga këngëtarja titullohet “Hajmali” dhe me të vërtetë i shkon shumë Çiljetës, pasi dhe më parë ajo ka shprehur preferencën e veçantë që ka për këngët e qeta.

Teksti i këngës i kushtohet tërësisht dashurisë, ndjenjës më të bukur e më sublime të njeriut.

Performanca e Çiljetës në skenë ishte me të vërtetë magjike, elemente si fustani, skenografia dhe melodia u ndërthurën aq bukur sa përcollën emocione të papërshkrueshme tek publiku.

Merita të veçanta për këtë baladë kanë dhe dy krijuesit e saj: Tekstshkruesi Olti Curri si edhe kompozitori Elgit Doda, të cilët kanë bërë të mundur që këngëtarja të sillte një melodi dhe tekst të paharrueshëm për këdo që do të kete rastin ta dëgjojë. 

 

Më shumë në këtë kategori: « Kjo është motra superhot e Kejvina Kthjellës, ja me çfarë merret ajo (FOTO)
Akil Kraja: Rritja me 40 % e çmimit të ujit nuk do të përmirësojë furnizimin, ju zbuloj kujt i shërben (TABELAT) »
Article Logic
Execution time: 0.018553018569946
array(1) { ["section"]=> string(88) "ciljeta-te-kenga-magjike-kengetarja-dritheron-publikun-me-performancen-e-saj-video-99658" }