Cineplexx së shpejti me një vendodhje të dytë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:59 09-11-2018 Cineplexx së shpejti me një vendodhje të dytë

Në prag të mbylljes së vitit, Cineplexx do të ketë një vendodhje të dytë, në krahun tjetër të qytetit. Hapja e kinemasë së dytë Cineplexx vjen si nevojë për të përmbushur kërkesat e vazhdueshme në rritje për kinema cilësore dhe moderne.

“Cineplexx ka funksionuar me sukses gjatë 5 viteve të fundit dhe tani jemi gati për t’i shtuar qytetit një kinema të dytë në QTU. Si zinxhiri kryesor i kinemasë në rajon, Cineplexx zotohet se do të vendosë edhe njëherë teknologjinë më të përparuar në dispozicion të publikut kryeqytetas duke filluar nga data 20 Dhjetor", thotë Christof Papousek, Drejtori i Financës dhe partner menaxhues i Cineplexx International.

Me një investim prej më shumë se 2.5 milionë eurosh, Cineplexx i dytë në Tiranë do të vendoset në Qendrën Tregtare Univers (QTU) e cila për shumë vite ka qënë pikë reference për blerjet në qytetet e Tiranës e Durrësit dhe pritet të rikthehet në fundin e vitit me një koncept të ri dhe modern.  

Teknologjia më e lartë në 4 salla të reja

Edhe në QTU, Cineplexx do të aplikojë përsëri modelin aktual të kinemasë ‘multipleks’ (me shumë salla), ku secila prej tyre shfaq filma të ndryshëm. 4 salla moderne me një kapacitet prej 600 vendesh në total, do të sjellin filmat më të fundit të Hollywood në tekhnologjinë më të lartë të transmetimit për një eksperiencë edhe më mbresëlënëse.

Çdo sallë do të jetë e pajisur me sistemin RealD 3D, me projektorët më të rinj Barco Phosphor Laser dhe me sistemin e dëgjimit JBL Sound Performance. Njëkohësisht edhe sallat e Cineplexx TEG do të pajisjen me projektorë të rinj, për t’u siguruar të gjithë kinema dashësve cilësi optimale.

Për ta plotësuar edhe më tej eksperiencën e kinemasë, sallat e reja do të jenë të pajisura me disa lloje të ndryshme ulësesh për më tepër rehati gjatë shikimit të filmit. Kurse për ata që ndihen të dashuruar, një lloj i ri ulësesh “Love Seat”, do të aplikohet në çdo sallë.

Përkrah të gjitha risive teknologjike që padyshim janë hallkë thelbësore e biznesit tonë, do të vijojmë të oftojmë avantazhet tona të shënjuara “Cineplexx”. Karta Cineplexx Bonus Card dhe programi i besnikërisë që e shoqëron, do të vijojnë të shpërblejnë në forma të ndryshme klientët besnikë në të dy kinematë. Po ashtu eventet e përmuajshme “Ladies Night”, “Men’s Night”, “Superheroes Night” etj do të zhvillohen edhe në QTU në mënyrë që klientët të kenë mundësi të zgjedhin vendodhjen që u intereson më tepër. Familjet do të vijojnë të jenë në fokusin tonë të shpërblimeve dhe aktiviteteve nëpërmjet “Ditës së familjes” dhe “Klubit Familjar të Filmit”, programit tonë të besnikërisë I dedikuar për më të vegjlit, I cili ofron cmime më të ulëta dhe avantazhe të tjera.

Për informacion shtesë apo për versionin në anglisht të këtij njoftimi, ju lutem na kontaktoni në adresën e e-mail: [email protected]  

1.jpg

2.jpg

4.jpg

5.jpg

6.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Ma shpifi leshi i hundës’, ish-ministri ironizon keq Ramën
‘Hidh pluhur sipër edhe ikë’, Rama inspekton rrugën Shkodër-Muriqan: Banka Botërore nota superlative për programin »
Article Logic
Execution time: 0.033414125442505
array(1) { ["section"]=> string(52) "cineplexx-se-shpejti-me-nje-vendodhje-te-dyte-140863" }