Claudio Ranieri “shpërthen” në lot: Dje “vdiqën” ëndrrat e mia

Publikuar tek: sport, më 19:50 24-02-2017 Claudio Ranieri “shpërthen” në lot: Dje “vdiqën” ëndrrat e mia

Claudio Ranieri thotë se Leicester City do të jetë përgjithmonë i veçantë për të, pas historisë që shkroi në edicionin e kaluar të Premier League.

Claudio Ranieri ka dhënë një deklaratë për media për herë të parë që prej shkarkimit të tij nga Leicester City. 65-vjeçari u shkarkua të enjten mbrëma, vetëm nëntë muaj pasi fitoi titullin e Premier Ligës për “Dhelprat”, kjo pas rezultateve të dobëta këtë sezon, që gjenden vetëm një pikë larg zonës së rrezikshme.

“Dje vdiq ëndrra ime. Pas euforisë së sezonit të kaluar dhe shpalljes kampion të Premier Ligës, krejt çka ëndërroja ishte qëndrimi te Leicester City, klub që e dua përgjithmonë. Fatkeqësisht nuk ishte e shkruar kështu”, ka thënë mes lotësh Ranieri.

“Dua të falënderoj gruan time Rosannan dhe familjen për përkrahjen e tyre të pafund gjatë kohës sime te Leicesteri. Falënderimet shkojnë edhe për Paolon dhe Andrean, të cilët më kanë shoqëruar në këtë udhëtim të mrekullueshëm”, shtoi më tej ai.

“Kryesisht dua të falënderoj tifozët e Leicesterit. Aventura ishte e jashtëzakonshme dhe do të jetoj me mua përgjithmonë. Faleminderit për të gjithë gazetarët dhe medet që erdhën këtu dhe kënaqeshin duke raportuar për historinë më të madhe në futboll. Falënderimet e mia shkojnë për të gjithë në klub, për lojtarët, stafin, të gjithë që ishin pjesë e kësaj të arriture”.përfundoi trajneri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alban Berisha një tjetër talent për Shqipërinë nga Kosova
Mali i Zi me flamur shqiptar, gafa e federatës bën jehonë edhe në Serbi »
Article Logic
Execution time: 0.021110057830811
array(1) { ["section"]=> string(63) "claudio-ranieri-shperthen-ne-lot-dje-vdiqen-endrrat-e-mia-69860" }