“Çmenden” amerikanët, mbi 400 mijë nisen me këmbë drejt “Zonës 51” për të zbuluar nëse ka alienë

Publikuar tek: bota, më 13:50 12-07-2019 “Çmenden” amerikanët, mbi 400 mijë nisen me këmbë drejt “Zonës 51” për të zbuluar nëse ka alienë

Amerikanët po humbasin durimin për të zbuluar të vërtetën nëse në bazën më të mistershme amerikane fshihen alienë.

Një peticion i çuditshëm në internet ka bërë bashkë në pak orë të paktën 400 mijë amerikanë, të cilët kanë vendosur të mblidhen e të marshojnë me këmbë drejt “Zonës 51”, bazës ushtarake më të mistershme në botë, epiqendër e një sërë teorive konspirative, raporton newsbomb.al.

Në peticion ftohen pjesëmarrësit të grumbullohen pranë një hoteli rreth 100 kilometra nga Las Vegas-i, në datën 20 shtator, dhe më pas të nisin marshimin drejt bazës ushtarake për të zbuluar nëse brenda fshihen alienë.

Area 51 ndodhet në shkretëtirën e Nevada-s në SHBA, dhe ka një perimetër sigurie prej mijëra kilometrash. Jo vetëm hyrja, por edhe afërsia e tepërt me zonën ushtarake mund të rezultojë fatale për kuriozët, pasi është në ruajtje 24 orë nga forca të shumta sigurie.

Megjithatë nuk dihet se si do t’i përballojnë qindra-mijëra amerikanë, nëse vërtetë vendosin të shkelin zonën e ndaluar. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082230567932129
array(1) { ["section"]=> string(98) "cmenden-amerikanet-mbi-400-mije-nisen-me-kembe-drejt-zones-51-per-te-zbuluar-nese-ka-aliene-171983" }