ÇMENDURIA pas filmit “Bird Box” të Sandra Bullock, nis sfida #BirdBoxChallenge në SHBA, njerëzit përplasen me makina duke ecur në errësirë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:54 12-01-2019 ÇMENDURIA pas filmit “Bird Box” të Sandra Bullock, nis sfida #BirdBoxChallenge në SHBA, njerëzit përplasen me makina duke ecur në errësirë

Po ndodh e pabesueshmja inspiruar nga filmi “Bird Box” me protagoniste kryesore Sandra Bullock, një film që transmetohet në Netflix.

Policia e shtetit të Utah në SHBA kërkon që njerëzit t’i japin fund marrëzisë “Bird Box Challenge” inspiruar nga filmi për shkak të aksidenteve që po ndodhin, raportojnë mediat në HSBA. Policia u kërkon rezidentëve të mos udhëtojnë në kushtet e errësirës pas një sfide të shpërthyer online.

Një adoleshente i dha makinës në trafikun e qytetit në Layton, duke dashur të bëhet pjesë e sfidës. Javën e kaluar Netflix u kërkoi fansave të mos bëhen pjesë e kësaj nisme. Po këtë javë e njëjta këshillë erdhi edhe nga departamenti i policisë në Layton, raporton newsbomb.al, referuar medias amerikane.

“Eshtë shumë e rrezikshme të bëhesh pjesë e një sfide kaq të rrezikshme, jo vetëm për veten tënde, por për të gjithë të tjerët në rrugë” tha Travis Lyman, një zyrtar i policisë.

17 vjecarja, një pasagjer 16 vjecar dhe të tjerët shpëtuan pa dëmtime për jetën e tyre.

Në film Bullock luan rolin e një nëne të dy fëmijëve që gjatë gjithë filmit ecin në errësire për të mos parë forcat misterioze që mund tu marrin jetën. Ajo përpiqet të udhëheqë femijet e vet, që u referohet si Djali dhe Vajza, përmes rrjedhës së një lumi dhe pyllit të dendur, pa mundur të shohë, raporton newsbomb.al.

Filmi inspiroi disa fansa për të vendosur hashtagun #BirdBoxChallenge, duke drejtuar njerëzit të përplasen me muret apo të hyjnë cmendurisht në trafik.

Netflix në 2 janar bëri një deklaratë: “Nuk mund të besojmë që kjo po ndodh por ju lutemi, mos lëndoni veten me Bird Box Challenge. Ne nuk e dimë sesi ka nisur gjithë kjo, por Djali dhe Vajza kanë një lutje për 2019 që të mos përfundoni nëpër spitale vetëm për memet”.

 

50260487_347417616099082_7116641065783787520_n.jpg

 

49128346_335253970660446_3197780465301848064_n.jpg49274317_1944469875602000_7699346756370169856_n.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02450704574585
array(1) { ["section"]=> string(140) "cmenduria-pas-filmit-bird-box-te-sandra-bullock-nis-sfida-birdboxchallenge-ne-shba-njerezit-perplasen-me-makina-duke-ecur-ne-erresire-148479" }