Çmimet e biletave nga aeroporti “Nënë Tereza” në stratosferë, marrëveshja e qeverisë dështoi

Publikuar tek: ekonomi, më 17:03 31-08-2016 Çmimet e biletave nga aeroporti “Nënë Tereza” në stratosferë, marrëveshja e qeverisë dështoi

Qytetarët shqiptarë kanë paguar më shumë se ç’duhet gjatë udhëtimeve të tyre nga aeroporti "Nënë Tereza" drejt vendeve të Europës.

Mjafton të shohësh në faqet online të agjencive turistike për të kuptuar diferencën ndërmjet çmimeve të biletave po të udhëtosh nga Shqipëria dhe nga vendet fqinje.

Me datë 1 shtator një fluturim nga Aeroporti i Tiranës, drejt vendeve të tjera ka një diferencë të lartë çmimesh në krahasim me nisjet për të njëjtat destinacione, por nga aeroportet fqinje.

-Të udhëtosh nga Tirana drejt Parisit gjatë ditës së nesërme çmimi më i ulët nga Rinasi është  362 euro.

-Për të njëjtin udhëtim dhe në të njëjtën ditë, nga Shkupi kushton 233 euro, afro 130 euro më pak, ndërsa nga Podgorica kushton afro 200 euro, pra 162 euro më pak se nga Tirana.

-Për ata që udhëtojnë drejt Londrës ditën e enjte, bileta më e lirë vetëm vajtje kushton 651 euro, 295 euro më shtrenjtë se nga Podgorica. Lëvizje çmimesh me diferenca të mëdha ka pothuajse për të gjitha destinacionet me nisje nga Rinas

-Nga Tirana drejt Milanos, biletën më të lirë e gjen me 676 euro, ndërsa nga Podgorica e gjen 362 euro më lirë me vetëm 314 euro me një diferencë prej më shumë se 300 eurosh.

Kjo tregon dështimin total të përpjekjeve të qeverisë për të ulur çmimet, raporton TV Klan. Marrëveshja e qeverisë shqiptare për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare ndaj Aeroportit të Rinasit nuk ka funksionuar duke lënë çmimet në stratosferë. E gjitha kjo rëndon në xhepat e qytetarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044218063354492
array(1) { ["section"]=> string(95) "cmimet-e-biletave-nga-aeroporti-nene-tereza-ne-stratosfere-marreveshja-e-qeverise-deshtoi-51444" }