Çmimet Oscar, “Shok” nuk e fiton statujën e artë

Publikuar tek: kulture-art, më 07:16 29-02-2016

Filmi kosovar “Shok” nuk ka arritur të shpallet fitues në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër në çmimet “Oscar”. Pavarësisht pritshmërimeve dhe kuotimeve paraprake që e nxirrnin atë fitues, statuja e artë nuk ka mundur të vijë këtë vit në Prishtinë.

Fitues në këtë kategori është shpallur filmi “Stutterer”, ndonëse gara mendohej se ishte midis “Shok” dhe “Ave Maria”.

Filmi kosovaro-britanik tregonte historinë e dy fëmijëve shqiptar gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Filmin e plotë mund ta ndiqni në videon e publikuar mësipër.

Gjithsesi, prezantimi deri në këtë nivel i një filmi shqiptar mbetet moment krenarie për të gjithë ne. Aktorët e “Shok” kanë parakaluar në mbrëmje në tapetin e kuq së bashku me yjet e kinematografisë botërore. 

Leonardo DiCaprio është shpallur aktori më i mirë me filmin “The Revenant” duke fituar kështu Oscar-in e parë në karrierën e tij hollivudiane. Aktorja më e mirë u shpall Brie Larson me filmin “Room”, ndërsa ishte filmi më i mirë u vlerësua "Spotlight".

oscar.png

12804884_1057581124264460_8331220819241773108_n.jpg

12806197_1057601627595743_1406821138260669094_n.jpg

12795483_1057675637588342_4941854754595140881_n.jpg

12799453_1057675680921671_447981853359767171_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Leonardo DiCaprio fiton Oscar-in e parë
29 shkurti, përse kemi “vit të brishtë” çdo katër vjet? Historia dhe kuriozitetet »
Article Logic
Execution time: 0.021562099456787
array(1) { ["section"]=> string(51) "cmimet-oscar-shok-nuk-e-fiton-statujen-e-arte-33784" }