Çmimi i domateve nën kosto, ankohen fermerët: Mbeten në sera pa u vjelur, nuk mbyllim dot shpenzimet

Publikuar tek: ekonomi, më 18:22 28-10-2016 Çmimi i domateve nën kosto, ankohen fermerët: Mbeten në sera pa u vjelur, nuk mbyllim dot shpenzimet

Fermerët e fshatit Goriçaj të Divjakes kanë protestuar në qendër të fshatit kundër  çmimit të ulët të  domates. Sipas tyre, prodhimi ka mbetur në serra pa u vjelë pasi çmimi në treg është nën kosto.


“Jemi në protestë këtu sepse prodhimet tona ikin shumë lirë, ikin me një kosto që ne nuk ja dalim dot që të mbyllim shpenzimet. Cilësia e mirë e domates ikën me koston më të lirë. Kemi prodhim në serra, por nuk kemi ku ta çojmë, është çmim shumë i ultë”, thotë fermerët.

Një nga grumbulluesit e domates thotë se ka grumbullues që  deklarojnë çmime fiktive.

“Tani i ha më shumë magazina dhe konkurrenca bën edhe të sajën, ulë njëri dhe ul tjetri. Ca po paguajnë, ca jo. Japin çmime të rreme, pastaj çmimi del tjetër në eksport”, deklaroi për Top Channel eksportuesi Ardjan Kuka.

Drejtori i Bujqësisë për Lushnjën, Agim Rrasa bisedoi me fermerët në protestë. Sipas specialistëve, shtimi i sipërfaqeve të serrave në Lushnje vitin e fundit ka shtuar prodhimin, gjë që ka ndikuar në uljen e çmimit. 

Në vitin 2015, sipërfaqja e serrave ka qenë 475 ha, ndërsa për vitin 2016 kjo sipërfaqe ka shkuar në 525 ha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026952981948853
array(1) { ["section"]=> string(103) "cmimi-i-domateve-nen-kosto-ankohen-fermeret-mbeten-ne-sera-pa-u-vjelur-nuk-mbyllim-dot-shpenzimet-57702" }