Çmimi i internetit/ Tirana e treta më e shtrenjta në rajon, Prishtina e dyta

Publikuar tek: ekonomi, më 19:18 21-04-2015 Çmimi i internetit/ Tirana e treta më e shtrenjta në rajon, Prishtina e dyta

Interneti në ditët e sotme, mund të konsiderohet për shumicën e familjeve shqiptare, si një ndër shpenzimet mujore, të nevojshme për ta pasur në shtëpi, për shkak se në epokën e internetit shumica e punëve nuk arrijnë të kryhen pa të, por interneti është kthyer në domosdoshmëri gjithashtu për nxënësit dhe studentët.

Por, sa u kushton shqiptarëve ky shërbim tashmë i domosdoshëm?

Bazuar në të dhënat e agjencisë Numbeo për prillin 2015, Tirana renditet e treta në Ballkanin Perëndimor për çmimin më të lartë të këtij shërbimi, transmeton Monitor. Krahasim i realizuar mes shteteve (si në grafik) bazohet në çmimin mesatar të shërbimit të internetit, me një shpejtësi po mesatare prej 6 Mbps.

Ajo çfarë vihet re nga grafiku është se vendi i cili ka çmimin mesatar më të shtrenjtë të internetit është Podgorica, Mali i Zi (27 euro). Ndërsa vendi që e ofron në shtëpitë e banorëve me çmimin më të ulët është Shkupi (10,76 euro). Gjithashtu vihet re se tarifa mesatare e këtij shërbimi në Tiranë (prej 15.92 euro) është e përafërt me atë në Prishtinë, në të cilën është 0.48 euro më e shtrenjtë, çka e pozicionon kryeqytetin kosovar të dytin në listë.

Beogradi dhe Sarajeva kanë gjithashtu çmime më të lira për internetin krahasuar me Tiranën dhe Prishtinën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02039098739624
array(1) { ["section"]=> string(79) "cmimi-i-internetit-tirana-e-treta-me-e-shtrenjta-ne-rajon-prishtina-e-dyta-9361" }