Çmimi i Naftës/ PD dhe qytetarët kritika ndaj Ramës

Publikuar tek: politike, më 15:04 21-01-2015 Çmimi i Naftës/ PD dhe qytetarët kritika ndaj Ramës

Edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbështetur protestën duke e konsideruar atë si “refuzimi i çdo shqiptari për të shpenzuar dyfishin për naftën krahasuar me europianët”

Nga selia e PD-së, Florion Mima i ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen nismës së kësaj partie për të fikur makinat për pesë minuta gjatë orës 11:00 në shenjë proteste ndaj çmimit të lartë të naftës. Sipas PD-së, 112 milionë USD dalin nga xhepat e shqiptarëve si rezultat i rritjes së taksës së qarkullimit ndërsa i ka kërkuar nga qeveria shfuqizimin taksës së qarkullimit që e mban çmimin e karburantit në Shqipëri më të lartin në Europë.

“Partia Demokratike lajmëron aksionin e parë qytetar dhe i bën thirrje qeverisë për të shfuqizuar taksën e qarkullimit që e mban çmimin e karburantit në Shqipëri më të lartin në Europë. Varfëron qytetarët e pasuron klientelën pranë Ramës. Qytetarët do të ndalin makinën për 5 minuta në shenjë proteste”, ka thënë Mima.

Edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbështetur protestën duke e konsideruar atë si “refuzimi i çdo shqiptari për të shpenzuar dyfishin për naftën krahasuar me europianët”.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama, ka reaguar në facebook duke i kujtuar PD-së se deri dje thoshin çmimi i naftës do të shkojë në stratosferë ndërsa sot thonë pse nuk është më i ulëti në botë.

“Deri dje thoshin do rritet çmimi i naftës në stratosferë, sot thonë pse nuk është më i ulëti në botë! Vajmedet PD, e kush e degjon PD!” - shkruan Rama.

Por në statusin e Ramës kanë vërshuar menjëherë kritikat e qytetarëve, të cilët ankohen për çmimin e lartë të naftës që ekziston në tregun me pakicë karahasuar me vendet e tjera në Europë. Qytetarët shprehen se është e pakuptimtë se si çmimi i naftës të jetë më i larti në vendin më të varfër të Europës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Felaj: 21 janari, mekanizëm alternativ për t’u vënë drejtësi
Ish-deputeti i PS Arben Isaraj: Për 21 janarin duhet vënë drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.022879123687744
array(1) { ["section"]=> string(55) "cmimi-i-naftes-pd-dhe-qytetaret-kritika-ndaj-rames-1115" }