Çmimi Kombëtar “Enzo Bearzot” shkon për Claudio Ranierin

Publikuar tek: sport, më 14:36 07-05-2016 Çmimi Kombëtar “Enzo Bearzot” shkon për Claudio Ranierin

Claudio Ranieri, trajneri që shpalli kampion të Anglisë ekipin e Leicester City, do të marrë të hënën në Romë Çmimin Kombëtar “Enzo Bearzot”, që jepet nga unioni sportiv Acli, në bashkëpunim me Federatën Italiane të Futbollit.

Ceremonia do të nderohet edhe nga presidenti i federatës, Carlo Tavecchio dhe presidenti i komitetit olimpik, Giovanni Malagò.

Cmimi “Bearzot” jepet për trajnerët italiane të futbollit. Ai është krijuar në 2011 dhe në vitet e kaluara atë e kanë marrë këta trajnerë: Cesare Prandelli, Ëalter Mazzarri, Vincenzo Montella, Carlo Ancelotti e Massimiliano Allegri.

Enzo Bearzot (26 shtator 1927- 21 dhjetor 2010), ka luajtur futboll si mbrojtës e më pas ka drejtuar ekipin kombëtar të Italisë. Në Botërorin e 1982 nën drejtimin e tij, Italia u shpall kampione bote.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjedi në Rumani, futbollisti i Dinamo Bucharest pëson atak kardiak në fushë
Vdekja e futbollistit Ekeng, FSHF mesazh ngushëllues Federatës Rumune »
Article Logic
Execution time: 0.023890972137451
array(1) { ["section"]=> string(60) "cmimi-kombetar-enzo-bearzot-shkon-per-claudio-ranierin-39786" }