Çmimi “Letërsia Shqipe”, Kosova për Kadarenë: “Udhëheqës shpirtëror”

Publikuar tek: kulture-art, më 10:03 08-04-2017 Çmimi “Letërsia Shqipe”, Kosova për Kadarenë: “Udhëheqës shpirtëror”

Dhënia e çmimit ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” për Ismail Kadarenë, në  Kosovë është shenjuar si një ngjarje kulturore atje.

I njohur për qëndrimet e tij të kahershme dhe në mbështetje të fortë të çështjes së Kosovës deri në kofigurimin si shtet i pavarur, Kadare është parë nga Kosova si një udhëheqës shpirtëror.

Ndaj për këtë Ministria e Kulturës në Kosovë, para nisjes së Kadarëse drejt Parisit sëbashku me bashkëshorten e tij, Helena organizuan një darkë në nder të tij. Pjesëmarrës në darkë u bënë figura të njohura të kulturës, jo vetëm nga Kosova por edhe Shqipëria, mes tyre dhe dy gazetaret e njohura, Beti Njuma dhe Alda Bardhyli.

Në bisedën me Kadarenë përtej lidhjes me Kosovën ranë në sy edhe bisedat për figurat e njohura të letrave shqipe, si Martin Camaj, Lasgush Poradeci, Migjeni apo Mitrush Kuteli. Pak kohë më parë Kadare u nominua për herë të dytë, për cmimin “Man Booker”, me librin “Kamarja e turpit”, shkruar gati 40 vjet më parë. Për Kadarenë ardhja në Kosovë ishte një vizitë tejet emocionuese.Shkrimtari njihet për humorin e tij elegant, gjë që u pa dhe gjatë darkës së shtruar për nder të tij. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Erashka e Harpave", vjen në Shqipëri orkestra e parë në botë vetëm me harpa. Tur koncertesh në Tiranë e Vlorë
Spektakël, teatër dhe cirk për të gjithë... 50 artistë “ndezin” sonte Pazarin e Ri artistë »
Article Logic
Execution time: 0.018623113632202
array(1) { ["section"]=> string(67) "cmimi-letersia-shqipe-kosva-per-kadarene-udheheqes-shpirteror-74501" }