Çmimi Nobel, Bardhyli: Shteti shqiptar nuk ka lobuar për Kadarenë

Publikuar tek: kulture-art, më 10:53 05-10-2017 Çmimi Nobel, Bardhyli: Shteti shqiptar nuk ka lobuar për Kadarenë

Alda Bardhyli, drejtore e UET PRESS e Qendra e Studimeve Kadare është shprehur sot në emisionin e mëngjesit Wake UP në Top Channel se shkrimtarit Ismail Kadare i ka munguar lobingu në vendin e tij.

Sot në orën 14.00 Akademia Suedeze pritet të ndajë çmimin e madh të letërsisë, dhe kjo ka rritur ethet e botës letrare. Sipas Bardhylit, ky është një çmim i vonuar për Kadarenë, pasi ai nuk është një shkrimtar I madh vetëm shqiptar, por shkrimtari më I madh I kohës. “Sigurisht që suedezët e marrin parasysh mbështetjen që një shkrimtar merr nga vendi I vetë, dhe nga Shqipëria ka munguar një lobing I tillë, dhe pse veprat e Kadaresë nuk kanë nevojë për lobing”, ka thënë Bardhyli. Sipas saj, rasti I shkrimtarit shqiptar është rasti unikal në historinë e një shkrimtari që është mbështetur vazhdimisht nga kritika botërore, e cila ka besuar herët në gjenialitetin e tij. Bardhyli ka vijuar duke thënë se “është e pafalshme për shoqërinë dhe intelektualët tanë që kanë heshtur ndaj akuzave që janë bërë shpesh shkrimtarit në shtyp mbi raportin e tij me regjimin”.

Megjithatë Bardhyli duket optimiste për ditën e sotme, pasi në një status në faqen e saj në FB shkruan se “beson se Nobeli këtë vit do të jetë për Kadarenë”, duke besuar në një qasje të re gjeopolitike që këtë vit e afron këtë çmim me Shqipërinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çmimi "Nobel" në Letërsi 2017, Ismail Kadare edhe këtë vit pretendent
Kazuo Ishiguro fiton çmimin Nobel në Letërsi »
Article Logic
Execution time: 0.011713027954102
array(1) { ["section"]=> string(69) "cmimi-nobel-bardhyli-shteti-shqiptar-nuk-ka-lobuar-per-kadarene-94808" }