Çmimi Nobel i Letërsisë, reagon profesor Kabo: Ishte një zgjedhje e papritur

Publikuar tek: kulture-art, më 15:14 05-10-2017 Çmimi Nobel i Letërsisë, reagon profesor Kabo: Ishte një zgjedhje e papritur

Nga Profesor Përparim Kabo

Autori anglez Kazuo Ishiguro është shpallur fitues i çmimit Nobel për letërsinë në vitin 2017, të akorduar nga Akademia Suedeze për "romanet e tij të fuqishme emocionale", e cila tha se "kishte zbuluar humnerën nën ndjenjën tonë iluzore të lidhjes me botën" . Lindur në Japoni dhe emigruar në britani në vitin 1960-të....

Emrat që u përfshinë ishin Margaret Atwood, Ngugi Wa Thiong'o dhe Haruki Murakami ... Ishiguro ishte një zgjedhje e papritur. Por kredencialet e tij letrare e kthejnë çmimin në një territor më të njohur pas zgjedhjes së diskutueshme të këngëtarit-kompozitorit Bob Dylan të vitit të kaluar.

Autori i romaneve duke përfshirë "The Remains of the Day" dhe Never Let Me Go, shkrimi i Ishiguro-s, tha Akademia "dallohet nga mënyra e shprehjes e përmbajtur me kujdes, e pavarur nga çfarëdo ngjarjeje që po ndodh".

Kazuo Ishiguro shprehej se si e kam shkruar "Mbetjet e ditës në katër javë" Duke folur për BBC, ai e quajti çmimin "një nderim madhështor, kryesisht sepse do të thotë se jam në gjurmët e autorëve më të mëdhenj që kanë jetuar".

"Bota është në një moment shumë të pasigurt dhe shpresoj që të gjitha çmimet Nobel të jenë një forcë për diçka pozitive në botë...", tha ai. "Do të jem thellësisht i prekur në qoftë se unë në një farë mënyre do të isha pjesë e një klime këtë vit, duke kontribuar në një atmosferë pozitive në një kohë shumë të pasigurt".....

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është shkrimtari që i "rrëmbeu" Kadaresë Çmimin Nobel në Letërsi
»
Article Logic
Execution time: 0.027513027191162
array(1) { ["section"]=> string(80) "cmimi-nobel-i-letersise-reagon-profesor-kabo-ishte-nje-zgjedhje-e-papritur-94838" }