Çmimi Nobel në Fizikë, reagon Mimoza Hafizi

Publikuar tek: kulture-art, më 12:05 03-10-2017 Çmimi Nobel në Fizikë, reagon Mimoza Hafizi

Çmimin Nobel në Fizikë ka shkuar për zbulimin e Valëve Gravitacionale.

Për fizikanten ish-deputete, Mimoza Hafizi, kjo ishte një gjë e pritshme. Hafizi si fizikante thotë se zbulimi i valëve gravitacionale është konfirmim i teorisë së Albert Einstein.

“Siç pritej, çmimi Nobel në Fizikë i jepet zbulimit të Valëve Gravitacionale.

Tre fizikanët amerikanë, Rainer Weis, Barry Barish dhe Kip Thorne kanë kontribuar thelbësisht në eksperimentet që çuan në kapjen, për herë të parë në historinë e njerëzimit, të këtyre sinjaleve që vijnë nga thellësitë e Universit.

Zbulimi i Valëve Gravitacionale është konfirmim e teorisë së Albert Einstein dhe hap një epokë të re në rrugëtimin e njerëzve drejt misterit: Nga vijmë? Ku po shkojmë?” shkruan Hafizi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Robert Eltsie, një shpirt “one-line”
»
Article Logic
Execution time: 0.037681102752686
array(1) { ["section"]=> string(48) "cmimi-nobel-ne-fizike-reagon-mimoza-hafizi-94570" }