Çmimi "Nobel" në Letërsi 2017, Ismail Kadare edhe këtë vit pretendent

Publikuar tek: kulture-art, më 08:42 05-10-2017 Çmimi

Një vit pasi Akademia Suedeze shokoi botën me zgjedhjen e Bob Dylan për Çmimin Nobel në Letërsi, juria po përgatitet të zbulojë këtë vit fituesin e këtij çmimi të madh.

Asembleja përbëhet nga 18 suedezë të cilët janë të zgjedhur në fshehtësi dhe është lajmëruar që çmimi Nobel në letërsi do të jepet sot më dt.5 tetor.

Të paktën gjysma e anëtarëve të Akademisë duhet të votojnë për fituesin i cili zgjidhet nga 350 propozime nga ekspertët e letërsisë nga e gjithë bota, shkruan theguardian, raporton newsbomb.al.

Novelistët Haruki Murakami nga Japonia dhe Ngugi Wa Thiong’O nga Kenia kanë shancet më të mëdha për të marrë çmimin e madh. Ata ndiqen nga kanadezja Margaret AtWood dhe izraeliti Amos Oz.

Edhe këtë vit shkrimtari shqiptar Ismail Kadare do të jetë sërish pretendent për të marrë çmimin Nobel në letërsi. Ai ka disa vite që synon të vlerësohet me këtë çmim por ende nuk e ka marrë dhe shumë shqiptarë shpresojnë që përfaqësuesi i tyre në fushën e letërsisë të shpallet fituesi i Nobelit për vitin 2017.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E pabesueshme: Këngëtari i njohur shqiptar mes “gjigandëve” të muzikës, nominohet në “MTV Europe Music Awards”
Çmimi Nobel, Bardhyli: Shteti shqiptar nuk ka lobuar për Kadarenë »
Article Logic
Execution time: 0.3502209186554
array(1) { ["section"]=> string(72) "cmimi-nobel-ne-letersi-2017-ismail-kadare-edhe-kete-vit-pretendent-94793" }