"CNN" trondit audiencën, raporton se Sylvester Stalone gjendet i vdekur në shtëpi

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:42 04-09-2016

Rreth dy ditë më parë CNN tronditi fansat me një postim në Facebook. Sipas medias prestigjioze, aktori i famshëm Sylvester Stallone është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles. Por, sa e vërtetë është kjo?

Pas përhapjes së lajmit, vëllai i aktorit ka reaguar menjëherë në “Facebook”.

“Është absolutisht lajm fals, vetëm nëse unë sapo kam folur me një fantazmë”, shkruan ai.

Po ashtu, edhe vetë Sylvester Stallone ka reaguar në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto me vajzën e tij. “Një mbrëmje e qetë me vajzën time”, shkruan ai në Instagram.

Sipas CNN, ata nuk e kanë publikuar kurrë një lajm të tillë. Lajmi në të vërtetë është publikuar nga një faqe e rreme, që shtirej si media prestigjioze.

Sipas “Snopes”, lajmi mbi vdekjen e Sylvester Stallone është një shaka e hidhur nga një faqe famëkeqe, që në të vërtetë i drejton lexuesit tek një histori që lidhet me vdekjen e djalit të aktorit.

Kjo faqe interneti disinformon lexuesit në mënyrë që t’u vjedhë atyre të dhënat personale nëpërmjet klikimeve.

Kujdes! Nëse edhe ju e shikoni një postim të tillë, mos klikoni.

Screslattoneshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046673059463501
array(1) { ["section"]=> string(84) "cnn-trondit-audiencen-raporton-se-sylvester-stalone-gjendet-i-vdekur-ne-shtepi-51860" }