Çokollata, droga më e re në qarkullim

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:29 24-07-2016 Çokollata, droga më e re në qarkullim

Përbërësi kryesor i çokollatës, kakao e papërpunuar përvec aplikimeve të njohura, tashmë ka filluar të përdoret si substancë e sigurt dhe legale krahas drogave të tjera.

Në Evropën Perëndimore, ka nisur përdorimi i saj i parë si një drogë për të arritur një lloj euforie.

Sipas studimeve rezulton se për të gjeneruar sasinë e barabartë të lirimit të endorfineve nga konsumimi i marijuanës, duhet të konsumohet rreth 25 paund çokollatë.

Një çokollatë ka mesatarisht 40 për qind përbërje të kakaos. Prandaj është logjike të pohohet se çokollata mund ta përmirësoj gjëndjen psikologjike të konsumatorit, edhe pse jo aq shumë.

Siç është raportuar nga The Telegraph, komponentët aktiv në kakao i përmirësojnë nivelet e serotoninës dhe endorfinës në turinjtë tonë, duke i lënë njerëzit me ndjesi kënaqësie.

Një studim i vitit 2009 kishte zbuluar se kakao ka efekte qetësuese të cilat e zvogëlojnë stresin dhe shtypjen e lartë të gjakut.

Kakao thuhet se e përmirëson edhe kapacitetin tonë mendor dhe kujtesën, shkruan albeu. Konsumimi i rregullt i çokollatës është ndërlidhur edhe me zvogëlimin e mundësisë për çmendurinë, diabetin, sëmundjet kardiovaskulare etj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030114889144897
array(1) { ["section"]=> string(42) "cokollata-droga-me-e-re-ne-qarkullim-47613" }