Çollaku nga PD: Edi Rama injoron interesat kombëtare, kthim mbrapa në KiE për Kosovën

Publikuar tek: politike, më 12:59 29-01-2016 Çollaku nga PD: Edi Rama injoron interesat kombëtare, kthim mbrapa në KiE për Kosovën

Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme, Kreshnik Çollaku në një dalje për mediat nga PD ka akuzuar kryeministrin Edi rama se po injoron interesat kombëtare. Çollaku thotë se kemi të bëjmë me kthim mbrapa në KiE për Kosovën.

“Mazhoranca ka treguar edhe në Këshillin  e Europës papergjegjshmëri në perfaqesimin e interesave kombetare.

Dje Këshilli i Europës ka kaluar një rezolute e cila rikthen disa prej standardeve të para-pavarësisë së Kosovës, i jep UNMIK kompetenca shtesë në marrdhëniet me organizmat si INTERPOL dhe EUROPOL.

Por miratimi i draft-Rezolutës në komitetin politik të këshillit të Europës ka kaluar pa praninë e të vetmes përfaqesuese të Shqipërisë në këtë komitet zonjës Vlentina Leskaj.

Amendamentet e Serbisë mund të ishin rrëzuar nëse zëvendës-Presidentja e Asamblesë Parlamentare të KiE  të kishte pergjegjësinë e pjesmarrjes në komitetin politik, aq më tepër që perfaqesuesi i Shqipërisë është edhe më i domosdoshëm në mungesë të përfaqësimit të Kosovës”, tha Çollaku në deklaratë.

“Në këto kushte, duhej të kishte një reagim të shpejtë të diplomacisë dhe një kordinim me Prishtinën zyrtare.

Leskaj mesa duket ka qënë e zënë me tenderat dhe koncesionet e djemve të saj dhe nuk ka pasur kohë të ishte në komitetin politik.

Ashtu si e gjithë qeveria këto kohë është në gare kush vjedh me shume dhe as që i behet vonë se çfarë po ndodh në raport me politikën e jashtme dhe as të brendshme të Shqipërisë dhe aq me pak të Kosoves.

Pas Uneskos, ky është dështimi i dytë i paprecedent i diplomacisë nën drejtimin e Edi Ramës.

Interesat e Kosovës dhe të Kombit nuk janë prioritet per qeverine e korruptuar dhe të babëzitur të Edi Ramës”, përmbylli deklaratën e tij kreu i departamentit për Politikën e Jashtme në PD.

​ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama përgjigje Blushit: Të varfërit ‘’mish për top’’ për kundërshtarët e reformave. I bën dhe një batutës nuses nga Gjermania
Vlorë, Rama: Në zgjedhjet e ardhshme jo thjesht fitojmë, do triumfojmë »
Article Logic
Execution time: 0.020366907119751
array(1) { ["section"]=> string(89) "collaku-nga-pd-edi-rama-injoron-interesat-kombetare-kthim-mbrapa-ne-kie-per-kosoven-31259" }