Çregjistrimi i fermerëve, Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm: Për çfarë duhet të bëni kujdes

Publikuar tek: ekonomi, më 10:14 04-09-2018 Çregjistrimi i fermerëve, Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm: Për çfarë duhet të bëni kujdes

Drejtoria e Përgjithsme e Tatimeve ka publikuar udhëzimin “Për zbatimin e regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar”, përcakton ndër të tjera edhe procedurat për mënyrën e çregjistrimit të fermerëve.

Fermeri çregjistrohet në mënyrë vullnetare, nëpërmjet aplikimit për çregjistrim, sipas formularit të miratuar për këtë qëllim, duke dorëzuar në të njëjtën kohë certifikatën e NIPT-it në Drejtorinë Rajonale Tatimore, në të cilën kjo certifikatë është lëshuar. Drejtoria Rajonale Tatimore evidenton në regjistrin tatimor datën e dorëzimit të NIPT-it prej fermerit duke e bërë të pavlefshëm këtë NIPT.

Në rast vdekjeje të fermerit, çregjistrimi kryhet me kërkesë të çdo personi të interesuar dhe me depozitimin e dokumenteve përkatëse që vërtetojnë që personi është ka vdekur ose është shpallur i vdekur me vendim gjykate, duke dorëzuar në të njëjtën kohë certifikatën e NIPT-it e cila është lëshuar në emrin e tij.

Çregjistrimi i fermerit dhe dorëzimi i certifikatës së NIPT-it në Drejtorinë Rajonale Tatimore, përveç se bëhet për qëllime deklarimi, është i domosdoshëm për të shmangur keqpërdorimin e NIPT-it, pasi bën të pavlefshme çdo faturë tatimore në të cilën ky NIPT është shënuar, të lëshuar pas datës së çregjistrimit të fermerit.

Kujdes!

Personi i tatueshëm, që ka përfituar zbritjen e TVSH-së së shënuar në faturën e lëshuar në emrin dhe për llogari të fermerit të çregjistruar, pas datës që çregjistrimi i tij ka hyrë në fuqi, nuk i lejohet të zbresë TVSH-në përkatëse dhe ndërkohë nëse e ka zbritur atë TVSH në shkelje të procedurës, i kërkohet të paguajë 100% TVSH-në e zbritur padrejtësisht.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tatimet: Si kryhet çregjistrimi i personave juridikë, që kryejnë veprimtari jofitimprurëse
»
Article Logic
Execution time: 0.03765606880188
array(1) { ["section"]=> string(111) "cregjistrimi-i-fermereve-drejtoria-e-tatimeve-jep-njoftimin-e-rendesishem-per-cfare-duhet-te-beni-kujdes-133122" }