Cristiano Ronaldo do realizojë ëndrrën e Juventus?

Publikuar tek: sport, më 11:20 30-08-2018 Cristiano Ronaldo do realizojë ëndrrën e Juventus?

Klub i ri, i njëjti superstar - Liga e Kampionëve këtë vit do të ketë një ngjyrë të ndryshme pas lëvizjes së Cristiano Ronaldos tek Juventus.

Klubi i Juventusit ka shpenzuar shuma marramendëse vitet e fundit për të fituar Champions League, duke arritur 2 herë në finale por pa mundur ta fitojë atë.

Gjithashtu dhe sulmuesi ka shprehur dëshirën e madhe për ta fituar trofeun me Juventusin, tanimë e cila shihet një nga skuadrat më të favorizuara për ta fituar Champions-in.

Ronaldo ka ndihmuar Real Madridin të fitojë trofeun më të lakmuar në futboll e klubeve, katër herë në pesë vitet e fundit, por largimi i tij nga spanja, së bashku me trajnerin Zinedine Zidane, nënkupton se konkurrenca e këtij viti është një nga më të vështirat e sezoneve të fundit.

Juventus,humbësja e  finaleve në vitin 2015 dhe 2017,  do të shpresojë se Ronaldo, golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve, mund të cojë bardhezinjtë në Kupën e parë evropiane që nga viti 1996.

Formati i grupve mbetet i njëjtë - tetë tabela të përbërë nga katër ekipe secili, me jo më shumë se një klub nga një shtet i vetëm në secilin grup.

Ndarjet përfundimtare do të vendosen pas raundit të fundit të kualifikuesve të së mërkurës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas operacionit Odise ROSHI ngrihet në këmbë, fieraku në garë me kohën
Hidhet shorti i Champions League: Ja të gjitha përballjet në grupe »
Article Logic
Execution time: 0.02030611038208
array(1) { ["section"]=> string(56) "cristiano-ronaldo-do-realizoje-endrren-e-juventus-132626" }