Cristiano Ronaldo shënon gola më shumë sesa gjithë ekipi i Milanit

Publikuar tek: sport, më 14:06 19-01-2015 Cristiano Ronaldo shënon gola më shumë sesa gjithë ekipi i Milanit

Cristiano Ronaldo vërtetohet nga java në javë si një futbollist që e ka merituar më shumë se të gjithë Topin e Artë. Edhe në ndeshjen e fundit ai kontriboi me dy gola për Realin, por më shumë se kjo, statistikat po e bëjnë objekt krahasimi.

Humbja e së dielës e Djajve të Kuq të Italisë ndaj Atalantës në “San Siro” ka futur në krizë të thellë Milanin që ka grumbulluar 1 pikë në tre ndeshje. Mediat Italiane raportojnë se gjatë mëngjesi të së hënës, skuadra e drejtuar nga Pippo Inzagi ka zhvilluar një takim urgjent me drejtuesit më të lartë të klubit, përfshirë administratorin Adriano Galliani. Aty mësohet se është diskutuar mbi problemet e skuadrës. Takimi ka zgjatur diçka më shumë se 60 minuta.

Gjithashtu mediat italiane ironizojnë krizën e Milanit, duke vënë nën shënjestër repartin e sulmit. “La Gazzeta” është hapur me titullin:

“CR7 më shumë gola se i gjithë Milani”. Në artikull lexohen disa statistika, ku më e rëndësishmja është fakti se Milan ka shënuar 27 gola në 19 ndeshje, ndërsa Ronaldo 28 gola dhe jo në 19-të ndeshje, por në 17 të tilla. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana ‘kolaudon’ Francis Kahatën, gati për sfidën ndaj Apolonisë
De Biasi e ‘tepron’ me shqiptarizmin, tani do pasaportën me shqiponjë »
Article Logic
Execution time: 0.10761189460754
array(1) { ["section"]=> string(70) "cristiano-ronaldo-shenon-gola-me-shume-sesa-gjithe-ekipi-i-milanit-947" }