"Crown Agents" letër Ramës: Doganat e kapura nga korrupsioni i organizuar

Publikuar tek: politike, më 19:12 22-01-2016

Kompania, e cila jep asistencën në fushën e doganave për qeverinë shqiptare, “Crown Agents” denoncon korrupsionin në radhët e doganave dhe kontrabandën, si shkakun kryesor në rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Në një raport të gjatë të nisur në kryeministri dhe në Ministrinë e Financave, “Crown Agents” kundërshton akuzat për paaftësi në përmbushjen e kontratës që ka me qeverinë, për mosrealizimin e të ardhurave në buxhet.

Britanikët nuk kursejnë që të denoncojnë raste të korrupsionit sistematik në radhët e doganave, por dhe pengesat që ata kanë hasur shpesh gjatë punës së tyre, gjatë kohës që kanë ushtruar kontrolle në terren.

“Vizion Plus” ka siguruar raportin e plotë, i cili sqaron arsyet se përse nuk është realizuar plani:

Qëndresa që kanë dëshmuar disa punonjës të doganës për të kryer kontrollet në mëyrën e duhur dhe në veçanti mungesa e vullnetit për të vendosur penalitetet e duhura për rastet e shkeljeve të regjimeve doganore.

Niveli dhe kompleksiteti i korrupsionit të organizuar e sistematik në dogana, i krijuar në mënyrë të qëllimtë për të mbështetur mashtrimin me të ardhurat.

Mungesë bashkëpunimi nga ana e një numri Degësh Doganore, Kryetarësh të Degëve Doganore si dhe juristësh e të tjerëve nëpërmjet dëshmimit të mungesës së njohurive, paaftësisë e, në disa raste, edhe pengim të qëllimshëm.

Mungesë e të dhënave të kompjuterizuara, përfshirë mungesën e një sistemi për regjistrimin e rasteve të zbuluara, veprimeve kriminale dhe informacionit të përpunuar kriminal.

Një tjetër shkak që kompania “Crown Agents” ka gjetur për gropën e krijuar në buxhet, është fakti që rritja e disa taksave nuk ka sjellë të ardhura shtesë, por ka nxitur evazionin fiskal.

Si shembull, një nga efektet e rritjes së detyrimit të akcizës për cigaret është edhe reduktimi i kërkesës për to.

Përveç kësaj, një ndryshim me rritje çmimi në vendet fqinjë e rrit gjithashtu përfitimin e mundshëm nga kontrabanda dhe ul në këtë mënyrë vëllimin e cigareve brenda sistemit të ligjshëm.

Rritja e kontrabandës mund të rrisë nivelin e konfiskimeve, por nuk sjell një rritje të drejtpërdrejtë të të ardhurave për shtetin.

Britanikët denoncojnë se skuadrat e tyre të punës janë vonuar për të dalë në terren për kontrolle, ndërsa thonë se një pjesë e madhe e stafit që punon në dogana në rastin më të mirë janë të paaftë.

Mosrealizimi i planit nga doganat ka sjellë kohët e fundit edhe një reagim të ashpër nga vetë kryeministri, i cili ka shkarkuar 3 nëndrejtorë të saj përpara një muaji.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partia Demokratike ankimon gjobën e Bashkisë Tiranë
Komisioni i Venecias për emërimin e gjyqtarëve: 2/3 apo 3/5 janë standarde europiane, vendosni ju »
Article Logic
Execution time: 0.028481960296631
array(1) { ["section"]=> string(76) "crown-agents-leter-rames-doganat-e-kapura-nga-korrupsioni-i-organizuar-30709" }