Çrregullimet mendore fillojnë që në miter, ja çfarë duhet të konsumoni për t'i shmangur

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:47 08-02-2017 Çrregullimet mendore fillojnë që në miter, ja çfarë duhet të konsumoni për t'i shmangur

Moskonsumimi mjaftueshëm i frutave dhe perimeve gjatë shtatzënisë mund të çojë në zhvillimin e sëmundjes së alcajmerit tek fëmijët, ka zbuluar një studim i ri.

Shkencëtarët kanë zbuluar se çrregullimet mendore, që prekin zakonisht personat mbi 65 vjeç, mund ta kenë origjinën para lindjes, nëse fetusi nuk merr mjaftueshëm vitaminë A.

Mungesa e kësaj vitamine çon në prodhimin e disa proteinave në tru që mbulojnë neuronet dhe shkaktojnë humbje të kujtesës.

I njëjti studim zbuloi gjithashtu se mund të parandalohet zhvillimi i sëmundjes degjenerative të trurit duke i ushqyer bebet me ushqime të pasura me lëndë ushqyese të rëndësishme për trupin.

Studimi është kryer nga Universiteti i Kolumbisë Britanike. Hulumtuesit shkencorë të këtij universiteti kryen disa testime tek minjtë, nga ku zbuluan se sikur të ketë edhe pak mungesë të vitaminës A, rritet prodhimi i proteinës beta amiloid në tru shkruan ‘Daily Mail’.

Kjo është një nga proteinat që mendohet se shkakton demencë, duke formuar pllakë bakteriale që mbulon dhe shkatërron neuronet, dhe çuar në humbje të kujtesës e çrregullime mendore.

Hulumtuesit shkencorë thonë se fazat e para të zhvillimit janë periudhat më vendimtare, ku ‘programohet’ indi nervor për të gjithë jetën e një njeriu.

Dr. Ëeihong Song, profesor i psikiatrisë tek Universiteti i Kolumbisë Britanike, tregon: “Studimi tregon qartësisht se mungesa e vitaminës A, edhe që në fillim të shtatzënisë, ka një efekt të dëmshëm në zhvillimin mendor të fëmijës dhe afatgjatë që mund të pojë deri në zhvillimin e sëmundjes së alcajmerit”.

Ushqimet e pasura me vitaminë A janë patatet e ëmbla, domatet, spinaqi, karotat, lakrat, grejpfruti (portokall i shartuar me shegë), mango, shalqiri etj.

Burime të tjera të mira janë edhe vaji i ullirit, fasulet, gjalpi, peshku, vezët etj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043486833572388
array(1) { ["section"]=> string(92) "crregullimet-mendore-fillojne-qe-ne-miter-ja-cfare-duhet-te-konsumoni-per-t-i-shmangur-68100" }