Çudia e televizioneve informative, Report Tv zgjedh Bashën, Abc News preferon Ramën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:10 23-02-2017 Çudia e televizioneve informative, Report Tv zgjedh Bashën, Abc News preferon Ramën

Televizionet informative kanë qenë “në hall” kur kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha nisën në të njejtën kohë fjalimet në Kuvend dhe në bulevard.

Ekranet u ndanë menjëherë në dy pjesë dhe shumica e televizioneve zgjodhën të transmetojnë zërin e Bashës. Madje edhe Report Tv, i afërt me Ramën, i ka ndërprerë zërin kryeministrit dhe ia ka kaluar kreut të opozitës.

Ndryshe ka vepruar Abc News, kritik i deritanishëm i qeverisë, që ka transmetuar me zë fjalën e Ramës në Kuvend dhe jo Bashën para Kryeministrisë.

Ora News ka transmetuar që nga fillimi vetëm fjalën e Bashës, ndërsa News 24 është munduar të ruaj balancën, por minutat në këtë televizion kanë qenë në favor të Ramës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « S’përmbahet as figura elitë e Top Channel, ish-drejtori: Maskarenj që shesin veten si *ar i kulluar
E dini me kë e ka pirë Erion Veliaj kafen e mëngjesit sot? E tregon kjo foto... »
Article Logic
Execution time: 0.017297029495239
array(1) { ["section"]=> string(87) "cudia-e-televizioneve-informative-report-tv-zgjedh-bashen-abc-news-preferon-ramen-69689" }