Çudia jashtë Shqipërisë: Procedohet babai se e mori fëmijën 6 ditë për pushime, kur kishte shkollë

Publikuar tek: bota, më 16:10 17-10-2015 Çudia jashtë Shqipërisë: Procedohet babai se e mori fëmijën 6 ditë për pushime, kur kishte shkollë Disney Land, vendi ku prindi mori femijen e tij per pushime 6 ditore

Një baba që është proceduar se mori vajzën e tij me pushime gjatë shkollës, ka fituar shkallën e parë të betejës ligjore, raporton Mirror. Jon Platt, 44 vjeç mori vajzën e vet 7 vjeçare në Disney Ëorld në Florida, edhe pse shkolla e kishte refuzuar lejen për të për një udhëtim 8 ditor. 

Kur ai insistoi se nuk donte të paguante gjobën u vendos që të paguante 120 paund gjobë dhe u urdhërua të shkonte në gjykatë. Avokatët e tij argumentuan se ligji kërkon vetëm që prindërit të sigurohen se fëmijët e tyre e ndjekin shkollën “rregullisht” dhe nuk ka përcaktime strikte për marrjen e tyre në pushimet e fundjavës. Magjistratët vendosën që zoti Platt nuk ka asnjë arsye të përgjigjet.

Vendimi mund të ketë implikim të qindra prindërve që marrin fëmijët e tyre në pushime fundjavash. Zoti Platt tha: Kam shumë mesazhe nga njerëzit, duke më pyetur se çfarë çështje ka këtu? Ligji thotë se fëmijët duhet të ndjekin shkollën rregullisht. Nuk kam ç’të provoj asgjë – ata duhet të provojnë se pjesmarrja e fëmijës time në shkollë nuk është e rregullt. Ndërkohë që për vitin e kaluar, pjesmarrja e saj në shkollë ka qenë 94 përqind. Nuk e di se ku është gropa e krijuar këtu por di të them se prindërit e vendosur duhet të vendosin vetë për veten e tyre”.

Vajza e vogël mungoi në shkollë 6 ditë gjatë fundjavës me 17 anëtarë të familjes në prill të këtij viti. Zoti Platt, u penalizua me një gjobë 60 paund, e cila u dyfishua kur ai nuk donte të paguante.

Parlamenti, sipas Mirror, këtë muaj do të debatojë rreth një peticioni të firmosur nga më shumë se 100 mijë vetë që argumenton se duhet të ketë një tolerancë prej dy javësh që fëmijët mund të lënë shkollën për pushime. Në 2013 sekretari i Arsimit Michael Gove nxorri një skemë që u lejonte fëmijëve të kishin një 10 ditësh ekstra për pushime në çdo vit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026664018630981
array(1) { ["section"]=> string(102) "cudia-jashte-shqiperise-procedohet-babai-se-e-mori-femijen-6-dite-per-pushime-kur-kishte-shkolle-23343" }