Çudia në Jerusalem/ Alarmuan botën për sulme terroriste, por ja çfarë ndodh pas ndeshjes

Publikuar tek: sport, më 09:54 13-11-2016 Çudia në Jerusalem/ Alarmuan botën për sulme terroriste, por ja çfarë ndodh pas ndeshjes

Mediat në Izrael, disa ditë para takimit Shqipëri-Izrael nisën një "fushatë" të egër duke "denoncuar" pa fund për një pasiguri totale në vendin tonë, duke shkruar se gjatë kësaj sfide mund të ndodhin akte terroriste.

Madje, e përditshmja më e madhe në Izrael, "The Jerusalem Post" shkruante një ditë para takimit se njëri prej futbollistëve të ekipit përfaqësues të Izraelit kishte deklaruar se skuadra e tij dhe ai vetë nuk e kishin mendjen te ndeshja, sepse ndiheshin të rrezikuar me jetë.

Por, edhe pse kjo ishte një deklaratë e fortë, gazeta nuk e përmendte emrin e futbollistit të kombëtares së Izraelit. Gjithsesi, dje në "Elbasan Arena", gjithçka shkoi më së miri për kundërshtarët e kuqezinjve, madje edhe në rezultatin final të takimit, duke fituar 3-0 ndaj Shqipërisë.

Asnjë incident dhe asnjë akt dhe sulm terrorist nuk ndodhi. Por, ajo që bën çudi është fakti që si "The Jerusalem Post", ashtu edhe gazeta tjetër e përditshme në Izrael, "Haaretz", ditën e sotme, pra një ditë pas ndeshjes ndaj Shqipërisë, nuk e kishin pasqyruar këtë takim në faqet e para, duke e injoruar totalisht si lajm.

E habitshme! Kjo sidomos duke nisur nga fakti që disa ditë para ndeshjes nxituan të raportonin me shpejtësi dhe intensitet të lartë për rrezikun që i kanosej ekipit përfaqësues të Izraelit nga akte të mundshme terroriste në Shqipëri.

Gjithsesi, në momentin që ekipi i Izraelit, jo vetëm u largua i sigurt dhe i qetë, por mori edhe tri pikë të "arta" në "Elbasan Arena", asnjë prej këtyre dy gazetave më të mëdha në Jerusalem nuk pati interesin ta pasqyronte këtë lajm në faqet e tyre të para ditën e sotme.

cudi.jpg

cudi1.jpg

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Hakmerren' tifozët shqiptarë, ja çfarë i bëjnë gjyqtarit turk pas ndeshjes Shqipëri- Izrael
Kartoni i kuq për Berishën dhe penallti? Ja çfarë shkruan media spanjolle »
Article Logic
Execution time: 0.10597491264343
array(1) { ["section"]=> string(92) "cudia-ne-jerusalem-alarmuan-boten-per-sulme-terroriste-por-ja-cfare-ndodh-pas-ndeshjes-59367" }