Çudira në futbollin shqiptar, mësoni çfarë ka ndodhur sot në (ar)miqësore

Publikuar tek: sport, më 20:19 20-08-2016 Çudira në futbollin shqiptar, mësoni çfarë ka ndodhur sot në (ar)miqësore

Në Shqipëri ende nuk është mësuar se një ndeshje miqësore luhet për të kënaqur së pari tifozët dhe më pas trajnerët, të cilët duan që të bëjnë punë të mirë për të pasur ecuri pozitive në kampionat dhe të arrijnë rezultate.

Në Peqin miqësorja mes skuadrës vendase dhe Erzenit udhëtues ka degjeneruar në dhunë. Shkaku këtë herë nuk ka qenë ndonjë incident në fushë, por në përfundim të takimit.

Gjithçka nis pas një debati mes gjyqtarëve të ndeshjes me drejtorin sportive të Erzenit, Altin Keçi. Debati me fjalë degjeneron më pas në dhunë masive.

Janë lojtarët e Erzenit që ndërhyjnë në momentin e sherrit mes drejtuesit të tyre dhe gjyqtarëve, por që më pas pala vendëse, Shkumbini ndërhyn me forca të shumta dhe gjithçka degjeneron në sherr masiv.

Pra, miqësorja e Peqinit sot është kthyer në “armiqësore” mes skuadrave që do të luajnë në grupe të ndryshme në Kategorinë e Parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Starton seria A, Romës i mjaftojnë 45 minuta për të thyer Udinezen ­
Garë e ethshme në kampionatin anglez, mbyllet java e dytë »
Article Logic
Execution time: 0.018057823181152
array(1) { ["section"]=> string(77) "cudira-ne-futbollin-shqiptar-mesoni-cfare-ka-ndodhur-sot-ne-ar-miqesore-50362" }