Ajo është mjaft e njohur për publikun shqiptar, sidomos pas rolit të gruas në emisionin e Elvis Pupës në “M’fal për shprehjen”, ndërsa kësaj here Egla Ceno na ka çuditur të gjithëve me paraqitjen e saj në “Rudina”.
Egla është shfaqur e veshur me një fustan pranveror, por pa këpucë gjë që ka tërhequr vëmnedjen e të gjithë publikut, që kanë shpërthyer në të qeshura.
“Po vrisja mendjen të vishja një palë taka, por të kam parë gjithnjë në televizor dhe je “kilometrike” dhe thashë: Sado që të vesh taka prapë… dhe erdha zbathur”, ka thënë aktorja e humorit, duke treguar se me këtë veprim ka dashur të vlerësojë figurën e Rudinës.