Çudit Maradona: De Laurentis është i gatshëm të shesë dhe gruan e tij për para

Publikuar tek: sport, më 15:42 28-12-2016 Çudit Maradona: De Laurentis është i gatshëm të shesë dhe gruan e tij për para

Diego Armando Maradona në deklaratën e fundit që ka bërë për dy personazhet kryesore që janë aktualisht protagonistë tek Napoli, nuk ka kursyer kritikat e tij për presidentin e klubit të Napolit, Dino De Laurentis dhe sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain.

“Juventus nuk është më e mirë sesa Napoli. Për mua janë në të njëjtin nivel loje. Kjo ndoshta mund të ndryshojë kur skuadra e trajnerit Sarri të rikuperojë të gjithë futbollistët e dëmtuar. Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis është gati të shesë edhe bashkëshorten e tij për para. Vendimet duhet të merren në bazë të zemrës, unë zgjodha Napolin dhe Higuain vendosi për Juventusin. Kohët kanë ndryshuar pasi më parë lojtarët i tërhiqte fanella, dhe tani paratë”, tha Maradona, gjithnjë polemik në arsyetimin për blerjen e bujshme të verës.

Ndërsa ka folur dhe për superndeshjen e Champions League-s mes Napolit dhe Real Madridit

“Do doja që superndeshja në Ligën e Kampioneve mes Napolit dhe Real Madrid të luhej sot. Kjo sepse Cristiano Ronaldo nuk është në maksimumin e formës. Në shkurt do të jenë të gjithë në kushte perfekte, si portugezi ashtu dhe Reali”, tha Maradona.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ermir Lenjani drejt Gjermanisë, zbulohet klubi që kërkon lojtarin e kombëtares
Lajme të mira për portierin e Kombëtares, ja kur rikthehet në fushën e blertë »