Çudit ministrja Kumbaro në Lajpcig: Jam qytetare e Tradukit

Publikuar tek: kulture-art, më 20:42 18-03-2018 Çudit ministrja Kumbaro në Lajpcig: Jam qytetare e Tradukit Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro

Ministria e Kulturës për herë të parë ka përgatitur stendën e Shqipërisë në Panairin e Librit në Lajpcig të Gjermanisë, e cila deri më tani organizohej nga shtëpitë botuese.

Në ambjentet e panairit ndodhet edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila ka mbajtur një fjalim ku është shprehur se ajo është qytetare e Tradukit.

Në një intervistë më pas ajo ka shpjeguar se çfarë ka dashur të thotë, ndërkohë që Traduki s’është gjë tjetër veçse një rrjet europian për letërsinë dhe librat.

“Në fakt Traduki është një lloj le të themi bote, një planeti, ku në një farë mënyre nuk e merr nënshtetësinë me pasaportë, por e merr me vlera njerëzore dhe letrare. Edhe është pikërisht i vetmi kusht që duhet të plotësosh për të qenë qytetar i asaj që në e kemi quajtur në familjen e Tradukit, Tradukistan, është të pranosh kulturën e tjetrit.”- ka thënë Kumbaro pasi është pyetur nga gazetarja.

TRADUKI është një rrjet europian për letërsinë dhe librat, ku marrin pjesë Austria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Kosova, Kroacia, Lihtenshtajn, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Shqipëria dhe Zvicra. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elona Agolli, vajza e Dritëroit publikon perlën: Para largimit...
Diaspora shqiptare në SHBA, Auron Tare tregon kush është nivicioti që hapi shkollën e parë shqipe në Nju Jork »
Article Logic
Execution time: 0.016731023788452
array(1) { ["section"]=> string(65) "cudit-ministrja-kumbaro-ne-lajpcig-jam-qytetare-e-tradukit-113709" }