“Çuditë” e këtyre zgjedhjeve, i njëjti emër kandidon për disa parti e ndërsa një fis i tërë në listën e Këshillit Bashkiak

Publikuar tek: politike, më 15:46 18-06-2015 “Çuditë” e këtyre zgjedhjeve, i njëjti emër kandidon për disa parti e ndërsa një fis i tërë në listën e Këshillit Bashkiak

“Çuditë “ në këtë prag zgjedhjesh duket se nuk kanë të sosur. Nga Shkodra vijnë të dhëna interesante sa i takon garës elektorale. Është me interes të dini se emri i një kandidati figuron i regjistruar në disa parti e ndërsa një fis i tërë është i regjistruar në listat e Këshillit Bashkiak.

Diana Muriqi në listën e KQZ-së rezulton e regjistruar në 2 parti. Ajo figuron edhe në listën e këshillit bashkiak të  G99-ës dhe në atë të Partisë Socialiste, madje i biri Brian Muriqi është në krye të listës së G99-ës për Këshillin Bashkiak. Kë do votojnë familjarët e tyre?!!!

Partia e të Drejtave të Mohuara na sjell një tjetër çudi. Nga 27 kandidatë 12 prej tyre janë nga i njëjti fis, që të gjithë me mbiemrin Bushaj. Një urraaa për “Dinastinë e Bushajve”..

E sa për kërshëri më e vjetra e regjistruar në këto lista është Gonxhe Lazri e cila i ka plot 78 vite jetë dhe garon nën siglën e PSD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova-ish të përndjekurve: Më futët shumë emocione. Të bëjmë që mos dënoheni për herë të dytë
PD, Kadilli pyet Veliajn sa shtëpi ka dhe ku i ka siguruar paratë »
Article Logic
Execution time: 0.019541025161743
array(1) { ["section"]=> string(125) "cudite-e-ketyre-zgjedhjeve-i-njejti-emer-kandidon-per-disa-parti-e-ndersa-nje-fis-i-tere-ne-listen-e-keshillit-bashkiak-13947" }