Çuditë me shpenzimet e qeverisë, Gazetarja Liperi ironizon me largimet nga puna, largimin e investitorëve dhe koncensionet

Publikuar tek: ekonomi, më 13:44 03-12-2015 Çuditë me shpenzimet e qeverisë, Gazetarja Liperi ironizon me largimet nga puna, largimin e investitorëve dhe koncensionet Ornela Liperi

Gazetarja e ekonomisë Ornela Liperi ironizon me detajimin e buxhetit të qeverisë për vitin 2016, në lidhje me shpenzimet që janë planifikuar nga Ministria e Financave

“Kush është në kërkim të një pune, qeveria (përmes buxhetit 2016-me taksat tona) ofron mundësi të papërsëritshme për studime tregu dhe projekte:

-Si të largosh njerëzit nga administrate publike 720 mijë euro

-Si të largosh investitorët e huaj-42 mijë euro

-Si të shkatërrosh ekonoimnë përmes koncensioneve-80 mijë euro

-Ndërtimi i një portal online-22 mijë euro e të tjera e të tjera studime pa fund në zërin e shpenzimeve kapitale për më tepër”, shkruan gazetarja, duke komentuar kështu ‘’çuditë’’ në shpenzimet kapitale.

Sipas ‘’Monitor’’ Buxheti i detajuar i shpenzimeve kapitale për kryeministrinë ka të parashikuar 102 milionë lekë (rreth 720 mijë euro) për administratën publike, depolitizimin e saj, zbatimin e legjislacionit dhe konkurset meritokratike.

Rreth 6 milionë lekë (42 mijë euro) janë parashikuar në buxhetin e shtetit 2016 për “Studime për potencialet e investimeve në Shqipëri, po në zërin e shpenzimeve kapitale, financim i brendshëm, te Ministria e Ekonomisë.

Një tjetër Projektstudimor “Zhvillimi i turizmit të spa -ve në vendburime termale” ka një fond prej 14 milionë lekësh (rreth 100 mijë euro).

Edhe Projekti studimor “MICE” (turizmi i konferencave: Meetings, Incentives, Conferences, and Events) ka të parashikuar një buxhet prej 15.4 milionë lekë.

Projekti kombëtar E‐Turizmi ‐Krijimi i Portalit të turizmit Shqiptar (prezanimi Shqiperise turistike online dhe të mënyre të integruar me sistemet e tjerë) kërkon 3 milionë lekë.

Zgjerimi i gamës së koncesionave ka bërë që të akordohen 11 milionë lekë për një “Sistem Online kombëtar për Koncsesionet, administrimin e tyre, ndjekjen e procedurave online, skeda e të dhënave, historiku, lejet dhe shërbimet në lidhje me koncesionet”.

Për zhvillimin e turizmit janë parashikuar 40 milionë lekë për zërin “inovacione teknologjike”.

Ndërsa është “lëshuar dora” për fondet e projekteve e sudimeve, fondet direkte për sipërmarrjet si për “Biznese të mbështetura me Fondin Start-up”, “Mbështetje biznesit kreativ” dhe Projekt “Per grate sipermarrese” janë nga 10 milionë lekë secili!

20 milionë dollarë për asistencë teknike, rikonstruksione dhe mobilim zyrash

Qeveria do të përdorë rreth 20 milionë dollarë nga fondi i investimeve publike të vitit që vjen për asistencë teknike, rikonstruksione dhe mobilim zyrash për administratën qendrore. Sipas projekteve të detajuara të shpërndarjes së fondit të investime, nga Ministria e Ekonomisë 2 miliardë e vlerës totale të zërit të investimeve prej 59 miliardë lekësh do ti dedikohen përmirësimit e cilësisë në ambienteve të administratës dhe projekteve te asistencës teknike që kanë lidhje me trajnimin e administratës publike.

500 mln lekë për asistencë teknike

Shpenzimet për asistencë teknike të përfshira në shpenzimet kapitale të vitit 2016 janë rreth 4.8 milionë dollarë ose 0.5% e totalit të investimeve. Janë dy projekte “Asistence stafi për projektin ” Rimëkëmbja e sektorit energjetik” që kushtojnë 45 milionë lekë. 144 milionë lekë të tjera do të kushtojnë projektet për përmirësim i menaxhimit te financave publike dhe përmirësim i kapaciteteve të administratës fiskale. Asistenca teknike nga fondet e IPA e përllogaritur si shpenzim kapital përfshin një vlerë prej 183 milionë lekësh.

Rikonstruksionet 1.1 miliardë lekë

Për përmirësimin e ambienteve në Presidencë do të përdoren këtë vit 15 milionë lekë nga buxheti i vitit që vjen. Një vlerë e madhe prej 35 milionë lekësh do të përdoren për rikonstruksion i zyrave të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit) , për ambientet e të cilit edhe më parë janë investuar shuma të mëdha. Ndërsa rreth 170 milionë lekë do të shkojnë për përmirësimin e ambienteve të gjykatave në disa rrethe. Ministria e Arsimit do të shpenzojë 101 milionë lekë për rikonstruksion ambientesh, Ministria e Jashtme 75 milionë lekë dhe Ministria e Brendshme rreth 120 milionë lekë. Ministria e Financave do të shpenzojë për përmirësimin e ambienteve të saj 91 milionë lekë. Më shumë se 30 milionë lekë do të shkojnë për përmirësimin e ambienteve të vilave qeveritare dhe 100 milionë lekë për ministrinë e Zhvillimit Urban

Mobilimi i zyrave 335 mln lekë

Në buxhetin e vitit 2016 në zërin e shpenzimeve kapitale do të shpenzohen rreth 3 milionë dollarë për mobilimin e zyrave të institucioneve publike në vend. Vetëm ministria e Ekonomisë dhe institucionet në varësi të saj do të përdorin 30 milionë lekë vitin që vjen për mobilimin e ambienteve. Ministria e financave do të shpenzojë 68 milionë lekë, ministria e Brendshme 80 milionë dhe Shërbimi informativ 30 milionë lekë. Ministria e Mjedisit do të shpenzojë për zyrat 10 milionë lekë. Prokuroria rreth 32 milionë lekë dhe gjykatat rreth 35 milionë lekë.

{gallery}buxhetiqeveri{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021119117736816
array(1) { ["section"]=> string(126) "cudite-me-shpenzimet-e-qeverise-gazetarja-liperi-ironizon-me-largimet-nga-puna-largimin-e-investitoreve-dhe-koncensionet-26865" }