Cungu rikonfirmohet në krye të Vllaznisë

Publikuar tek: sport, më 20:43 03-06-2016 Cungu rikonfirmohet në krye të Vllaznisë

Pasditën e sotme është zhvilluar një takim mes drejtuesve të klubit të Vllaznisë dhe stafit teknik të skuadrës.

Pas bisedimeve të kryera, është rënë dakord që trajneri Armando Cungu dhe ndihmësit e tij Aleksandar Madzar e Avenir Dani të vijojnë punë për drejtimin e skuadrës edhe në sezonin e ri.

Vllaznia e mbylli sezonin në vendin e gjashtë, duke lënë pas saj Laçin, Flamurtarin, Bylisin dhe Tërbunin. Sezonin e ardhshëm, skuadra shkodrane do të pretendoj futjen në kupat e Europës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Autogoli i portierit moldav i dhuron fitoren Zvicrës
Kosova, fitore historike »
Article Logic
Execution time: 0.011017084121704
array(1) { ["section"]=> string(46) "cungu-rikonfirmohet-ne-krye-te-vllaznise-42374" }