Çurçiç dhe Ivanoviç: Shqipëria ka ekip të fort, duam fitoren nesër

Publikuar tek: sport, më 19:23 07-10-2015 Çurçiç dhe Ivanoviç: Shqipëria ka ekip të fort, duam fitoren nesër

Tranjeri i Serbisë, Radovan Çurçiç dhe kapiteni i skuadrës Branislav Ivanoviç kanë deklaruar gjatë konferencës për shyp në Tiranë se ndeshja e nesërme i kalon suazat e sportit, por gjithsesi ata do të kërkojnë ta fitojnë atë.

Curçiç ka vlerësuar ekipin shqiptar, duke theksuar se nuk është rastësi që ai ndodhet në këtë renditje. Në të njejtin mendim ka qenë edhe futbollisti i Chelsea-s, Ivanoviç, i cili gjithashtu ka vlerësuar ekipin e drejtuar nga Gianni de Biasi.

Çurçiç: Ekipi shqiptar nuk është kot aty ku është, respekt për atë. E ardhmja ime në krye të skuadrës serbe nuk varet nga rezultati i kësaj ndeshjeje.

Ivanoviç: Kjo ndeshje i kalon suazat e futbollit gjithsesi ne duam ta fitojmë atë. Nëse do të ndryshoja diçka nga ndeshja e Beogradit do të ishte rezultati. Nuk pres që nesër në stadium të na duartrokasin.

Lexo edhe: De Biasi dhe Cana kërkojnë fitoren: Respektojmë kundërshtarin, por ne duam të shkojmë në Francë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi dhe Cana kërkojnë fitoren: Respektojmë kundërshtarin, por ne duam të shkojmë në Francë
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Serbisë, del Lenjani hyn Meha »
Article Logic
Execution time: 0.024075984954834
array(1) { ["section"]=> string(70) "curcic-dhe-ivanovic-shqiperia-ka-ekip-te-fort-duam-fitoren-neser-22581" }