Daçiç ironizon thellë Kosovën: Maksimumi një stol në OKB do të marrë

Publikuar tek: rajon, më 14:04 06-10-2017 Daçiç ironizon thellë Kosovën: Maksimumi një stol në OKB do të marrë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç është shprehur i bindur se me dialogon e brendshëm Kosova nuk do të mund të bëhet anëtare e OKB-së.

“Nëse dikush mendon se Serbia po i përgatit Kosovës një ulëse në Kombet e Bashkuara ose për njohje të saj, nuk ka njohuri e as përvojë politike”, ka deklaruar Daçiç.

I pyetur nëse temë e dialogut do të jetë “Kosova në OKB” ai ka pyetur me ironi “Për çfarë karrige është fjala, ajo mund ta ketë vetëm një stol”.

Më tej ai ka theksuar se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pa pëlqimin e Serbisë. Ai u shpreh se Kosova nuk ka vota të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e UNESCO dhe se Serbia po punon që situata të jetë e njëjtë gjithmonë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajm i keq për Kosovën, ç’do të ndodhë me liberalizimin e vizave
»
Article Logic
Execution time: 0.0044271945953369
array(1) { ["section"]=> string(73) "dacic-ironizon-thelle-kosoven-maksimumi-nje-stol-ne-okb-do-te-marre-94949" }