Dade kundër Bushatit për ligjin e Shërbimit të Jashtëm

Publikuar tek: politike, më 13:10 21-01-2015 Dade kundër Bushatit për ligjin e Shërbimit të Jashtëm

Kryetarja e këtij komisioni, Arta Dade duke kontestuar ligjin e ri, u shpreh se ligji ekzistues garanton konsolidimin e shërbimit diplomatik dhe lejon qeveritë të emërojnë në vende të ndryshme, ambasador jashtë sistemit të karrierës

Gjatë mbledhjes së parë të Komisionit për Punët e Jashtme është diskutuar edhe për ligjin e ri që do të propozohet nga ministria për Shërbimin e Jashtëm diplomatik shqiptar.

Kryetarja e këtij komisioni, Arta Dade duke kontestuar ligjin e ri, u shpreh se ligji ekzistues garanton konsolidimin e shërbimit diplomatik dhe lejon qeveritë të emërojnë në vende të ndryshme, ambasador jashtë sistemit të karrierës. Dade ka kërkuar që ligji të parashikojë se ambasodrët duhet të kenë pika takim me politikën e jashtme.

“Unë mendoj se ligji ekzistues garantonte një konsolidim të shërbimit diplomatik, por gjithashtu lejonte që qeveritë sipas rasteve që marrin pushtetin kanë mundësi që për vendet ku mendojnë se janë përparësore në marrëdhëniet dypalshe të emërojnë ambasador nga jashtë sistemit. Sigurisht edhe në këtë rast nuk mund të emërohen individë që nuk kanë asnjë lidhje me shërbimin diplomatik apo me politikën e jashtme por ligji duhet të parashikojë që të kenë ato pika takimi me shërbimin dhe politikën e jashtme”, tha Dade.

Ndërkohë, anëtarja tjetër e komisionit njëherësh deputete e PS, Valentina Leskaj ka kërkuar pjesëmarrjen e personaliteteve të kësaj fushe të kontribojnë nëpërmjet seancave dëgjimore, pasi ligji i ri ka mjaft vend për diskutime. Për Leskajn kjo është një refomrë e rëndësishme që nuk mund të kalojë me shpejtësi.

Edhe anëtarët e opozitës në komision, Aldo Bumçi dhe Kastriot Islami kanë kundërshtuar ligjin e ri. Islami u shpreh se ky ligj rrezikon diplomatët në karrierë, pasi ndryshe nga i vjetri i cili parashikonte kuotën 20 përqind për personat që vijnë jashtë sistemit, ligji i ri është shumë më i hapur.

Por kritikat e ish-ministres së Jashtme, Dade kanë vazhduar për ministrin aktual Bushatin edhe në lidhje me refuzimin që Shqipëria i ka bërë ofertës së OSBE-së, që vendi ynë të drejtonte një prej komiteteve të kësaj organizate. Sipas Dades, kjo do të ishte një mënyrë e mirë për të vendosur ekuilibrat brenda organizatës gjatë këtij viti kur kryesimin e saj e ka marrë Serbia, duke pasur parasysh edhe kërkesën e Kosovës për tu bërë pjesë e OSBE.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bamir Topi: Berisha vrau nga dritaret e Kryeministrisë
Berisha: Ja sa i varfër është Ermal Hoxha, fotot e makinave luksoze të tij »
Article Logic
Execution time: 0.022932052612305
array(1) { ["section"]=> string(59) "dade-kunder-bushatit-per-ligjin-e-sherbimit-te-jashtem-1096" }