Dade në krah të Blushit, letër Ruçit: Të caktohet data e zgjedhjeve për kreun e PS

Publikuar tek: politike, më 17:18 10-02-2016 Dade në krah të Blushit, letër Ruçit: Të caktohet data e zgjedhjeve për kreun e PS

Deputetet Arta Dade dhe Mimoza Hafizi i kanë dërguar ditën e djeshme një letër kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçit, ku kërkohet që në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, e cila do të zhvillohet para Kongresit Zgjedhor të Partisë sipas vendimit të sipërcituar, të miratohen dhe shtesat për: 1. Përcaktimi i datës së zhvillimit të votimit nga antarësia e partisë në shkallë vendi për zgjedhjen e kryetarit të PS sipas parimit një anëtar një votë. 2. Paraqitja e platformës nga kandidatët për kryetar të PS.

Në letër theksohet nevoja për t’u njohur përpara Asamblesë me ndryshimet në statut. "Ju kërkojmë gjithashtu të jemi të njohur disa ditë para mbledhjes së kësaj Asambleje Kombëtare, me projektin e propozuar nga Grupi i Punës për ndryshime , me qëllim maksimizimin e kontributeve që dëshërojmë të japim për demokratizimin e jetës së brendshme dhe të funksionimit të PS", shkruhet në letrën dërguar Ruçit.

Arta Dade është figura e parë e lartë brenda PS-së që del kundër qendrimit të kryeministrit Edi Rama se brenda partisë nuk duhet të ketë zgjedhje për kreun e saj. 

letraa.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha sulmon sërish Ahmetajn për udhëtimin me çarter, i përgjigjet ministri: Nëse është e vërtetë jap dorehqejen
Meta komenton Byronë Kombëtare të Hetimit: ''Të respektohen parimet e Kushtetutës dhe të jetë efikase'' »
Article Logic
Execution time: 0.023200988769531
array(1) { ["section"]=> string(86) "dade-ne-krah-te-blushit-leter-rucit-te-caktohet-data-e-zgjedhjeve-per-kreun-e-ps-32243" }