Dafina Zeqiri i surprizon të gjithë me videon e të ëmës. I shkruan Aurela Gaçe dhe merr një përgjigje emocionuese

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:05 30-05-2016

Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar në rrymën që ajo lëvron.

Por sot i ka surprizuar të gjithë kur ka postuar një video të të ëmës duke kënduar.

Kjo video i ka tërhequr vëmendjen edhe të madhes Aurela Gaçe që ndonëse nuk ka ndonjë miqësi reale me këngëtaren nga Kosova nuk ka nguruar të thotë fjalë të ngrohta për nënën e Dafit.

“Sa të bukur e ka zërin! Ta kesh me jetë të gjatë mamin”, i shkruan Aurela duke marrë menjëherë përgjigjen e Dafit që nga ana e saj zbulon se e ëma e ka këngëtare të preferuar “Aurelën mbretëreshë”.

“Mbretëreshë Aurela të perqafoj shumë dhe të fala e ki nga mami. Ti je e preferuara e saj”.

Ndiqni videon dhe shijoni këto pak sekonda nga zëri i mrekullueshëm i nenës së Dafit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030894994735718
array(1) { ["section"]=> string(118) "dafina-zeqiri-i-surprizon-te-gjithe-me-videon-e-te-emes-i-shkruan-aurela-gace-dhe-merr-nje-pergjigje-emocionuese-41904" }