Daily Mail për Kombëtaren Shqiptare: Suksesin më të madh kishin fitoren ndaj Greqisë, tani kërkojnë të surprizojnë në Euro 2016

Publikuar tek: sport, më 15:55 07-06-2016 Daily Mail për Kombëtaren Shqiptare: Suksesin më të madh kishin fitoren ndaj Greqisë, tani kërkojnë të surprizojnë në Euro 2016

Daily Mail i ka kushtuar një artikull rrugëtimit të Kombëtares Shqiptare deri në kualifikimin për në Kampionatin Europian.

Gazetari Jack Gaughan thekson faktin se përpara këtyre eleminatoreve, suksesi më i madh i kuqezinjve ishte fitorja në “Qemal Stafa” kundër kampionëve të Europës në vitin 2004, Greqisë. Ndërsa sot sipas tij, Shqipëria po kërkon të surprizojë në Euro 2016.

Lorik Cana konsiderohet ylli i skuadrës, ndërsa Elseid Hysaj i riu që duhet ndjekur në këtë Europian.

Artikulli i kushton rëndësi edhe mbështetjes së tifozëve për ekipin e tyre. Shpërndarja e shqiptarëve në të gjithë kontinentin e ka ndihmuar skuadrën në ndeshjet eleminatore, ndërsa shkruhet gjithashtu se asnjë tifoz nuk do e humbiste këtë eveniment të rëndësishëm, pavarësisht se kostot për ta ndjekur janë disa herë më të larta se paga mesatare në Shqipëri. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryebashkiaku francez bën gjestin mahnitës për Djemtë e Kombëtares Shqiptare, merr celularin dhe...(VIDEO)
Presidenti i FIGC, Tavecchio flet për zgjedhjen e Ventura-s në krye të Italisë »
Article Logic
Execution time: 0.017166137695312
array(1) { ["section"]=> string(131) "daily-mail-per-kombetaren-shqiptare-suksesin-me-te-madh-kishin-fitoren-ndaj-greqise-tani-kerkojne-te-surprizojne-ne-euro-2016-42747" }