Daily Mail: Shqetësuese, ja si trajtohen kafshët në Shqipëri

Publikuar tek: bota, më 14:49 20-07-2016

“I vetmuar, i dëshpëruar dhe i mërzitur, ai kafshon veten” këto janë pamjet shqetësuese të një ariu, i quajtur Tomi, i cili mbahet në kafaz të vogël 24 orë në një restorant në Shqipëri për atraksion për qytetarët.

Gazeta britanike ‘Daily Mail’ i ka kushtuar një shkrim sot mënyrës se si trajtohen kafshët në Shqipëri dhe më konkretisht në një restorant në Malin e Dajtit ku pronari mban të mbyllur ariun Tomi 24 orë vetëm për të tërhequr klientë.

“Ariu ushqehet me ushqime të shpejta nga bujaria e kalimtarëve

Turmat dynden për të parë Tomin në kafazin e vogël të restorantit 40 milje larg Tiranës, bëjnë video dhe selfie dhe  i japin atij ëmbëlsira, ndërsa pronari i tij herë pas here i jep ndonjë birrë për të shuar etjen” shkruan Daily Mail.

Sipas gazetës britanike pronari i restorantit është shprehur se nuk ka asgjë të keqe të mbash mbyllur 24 orë një ari për të tërhequr klientë në restorant.

“Herë pas here ai vë nofullat e tij nëpër shufrat e hekurit dhe nxjerr gjuhën me shpresën që dikush ta ushqej.

Aktivistët kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur qeverisë së vendit për të shpëtuar atë nga robëria, por përkundër premtimeve të shumta asgjë ka ndodhur me të vërtetë dhe ariu i murrmë tani është një specie e rrezikuar seriozisht në Shqipëri” thuhet në shkrimin e Daily Mail.

ariu4.jpgariu6.jpgariu5.jpg ariu2.jpg

 

ariu1_copy.jpgariu_copy.jpg

 

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023777961730957
array(1) { ["section"]=> string(64) "daily-mail-shqetesuese-ja-si-trajtohen-kafshet-ne-shqiperi-47193" }