Daja i Suardit komenton surprizën e Tahirit për djalin e efektivit të vrarë: S’ka vend për politikë, veprimi i tij na dha shpresë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:45 14-09-2016 Daja i Suardit komenton surprizën e Tahirit për djalin e efektivit të vrarë: S’ka vend për politikë, veprimi i tij na dha shpresë

Daja i Suardit, djalit të efektivit të FNSH Ardian Kodra, të vrarë në krye të detyrës komenton gjestin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që dje shoqëroi në ditën e parë të shkollës të riun.

Edmond Brahimi thotë se ardhja e Tahirit ishte surprizë dhe për familjen e Ardian Kodrës dhe se gjesti i tij nuk le vend për politikë.

“Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj ndaj Suardit, ngushëllimet dhe kurajon që po i jepni.

Surpriza e ministrit Tahiri ishte surprizë edhe për familjen Kodra. Këtu nuk ka vend për politikë. Ky veprim na jep shpresë të gjithëve se diçka për mirë po ndryshon në shoqërinë tonë civile. Zoti ju ruajtë të gjithëve. Përshëndetje të përzemërta për të gjithë nga daja i Suartit. Respekt për ju dhe ministrin Tahiri”, përmbyll mesazhin e tij Brahimi.

tahiri.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012698888778687
array(1) { ["section"]=> string(133) "daja-i-suardit-komenton-surprizen-e-tahirit-per-djalin-e-efektivit-te-vrare-s-ka-vend-per-politike-veprimi-i-tij-na-dha-shprese-52880" }