Dako: 480 hektarë tokë do të kthehen në park industrial

Publikuar tek: politike, më 08:29 10-06-2015 Dako: 480 hektarë tokë do të kthehen në park industrial

Në vazhdim të turit të tij elektoral Vangjush Dako ka zhvilluar një takim me banorë të lagjeve 5 dhe 6 të qytetit të Durrësit.Në fokusin e bashkisë, krahas projekteve për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës,është edhe punësimi i banorëve të Durrësit ka thënë Dako në këtë takim.Dhe për këtë qëllim projekti më madhor është ndërtimi i Parkut Industrial për të cilin bashkia ka vënë në dispozicion 480 ha tokë truall si dhe ka krijuar të gjitha lehtësirat e nevojshme për realizimin e këtij projekti.

“Modeli i Zhvillimit të Durrësit do të jetë modeli i zhvillimit të Shqipërisë.Ky është vizioni ynë së bashku me qeverinë për ta transformuar Durrësin në një model zhvillimi për mbarë Shqipërinë.Ne kemi një projekt shumë të qartë zhvillimi.E njohim qytetin shumë mirë.Dimë të gjitha pikat e dobëta por edhe potencialet e mëdha për zhvillim, dhe është vetëm koha e cila na duhet për të realizuar projektet për zhvillimin e këtij qyteti.Në projektin tonë për Bashkinë e re të Durrësit jemi të fokusuar tek pasuritë që kemi,Detin,Tokën Bujqësore dhe Tokën Industriale.Për të zhvilluar industrinë kemi përzgjedhur zonën e Spitallës ku do të ndërtohet parku industrial,një zonë e lirë ekonomike.Atje do të hapen me mijëra vende të reja pune.Ky do të jetë një model zhvillimi i industrisë në Shqipëri.Bashkia ka vënë në dispozicion të këtij parku 480 ha tokë truall si dhe të gjitha lehtësirat për realizimin e këtij projekti”ka thënë Dako në këtë takim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediu: Blerja e votës po korrupton në shpirt qytetarët, hapa pas për demokracinë
Lu apel të rinjve:Ndëshkoni të inkriminuarit, nëse s’votoni, mos u ankoni »
Article Logic
Execution time: 0.030373096466064
array(1) { ["section"]=> string(60) "dako-480-hektare-toke-do-te-kthehen-ne-park-industrial-13156" }